LAJMI I FUNDIT:

Trepça në formë të mirë, regjistron fitore ndaj Bashkimit

Trepça në formë të mirë, regjistron fitore ndaj Bashkimit
(Foto: basketbolli.com)

Trepça ka shënuar fitore ndaj Bashkimit me shifrat 88-72 (26:13, 17:29, 23:14, 22:16), në kuadër të javës së 22-të në Five Star Superligën e Kosovës në basketboll.

Pas rezultatit 0-4, vendasit me një seri prej 11:0, morën lojën në duar dhe ishin më të mirë në çerekun e parë, duke e përmbyllur me shifrat 26:13. Por, mysafirët nga Prizreni, u kundërpërgjigjën në periudhën e dytë, duke e fituar 17:29, duke shkuar në pushim me rezultat 43-42.

Mitrovicasit ishin për një nuancë më të mirë në periodën e tretë, ku pas një lojë të baraspeshuar, në dy minutat e fundit vendasit shkëputen në 10 pikë epërsi, 66:56, sa ishte rezultati pas 30 minutave.

Në 10 minutat e fundit, ‘Xehetarët’ thelluan edhe më shumë epërsinë, ku më e larta ishte 26 pikë, 82:56, kurse prizrenasit nuk arritën të bëjnë më shumë sesa të ngushtojnë shifrat, derisa Trepça triumfoi në fund 88-72.

Te Trepça u dalluan Ivan Koljeviq me 24 pikë e 9 asistime, Drilon Hajrizi me 16 pikë, 10 kërcime e 10 asistime dhe Besnik Azemi me 17 pikë e 5 kërcime, kurse te Bashkimi u dalluan Christian Lutete me 28 pikë e 9 kërcime dhe Obinna Oleka me 13 pikë e 24 kërcime.

Trepça tani ka 9 fitore dhe 13 humbje, kurse Bashkimi 10 fitore dhe 12 humbje.

Në trend Sport

Më shumë

"Unë thjeshtë dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Gol fenomenal nga Xherdan Shaqiri prej gjuajtjes së lirë

Gol fenomenal nga Xherdan Shaqiri prej gjuajtjes së lirë

Përfaqësueset
Zbulohen dhe renditen 10 sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave, shumë befasi në listë

Zbulohen dhe renditen 10 sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave, shumë befasi në listë

Ndërkombëtare
Kompletohen grupet e Euro 2024 pas kualifikimit të tri kombëtareve të fundit

Kompletohen grupet e Euro 2024 pas kualifikimit të tri kombëtareve të fundit

Përfaqësueset
Philipp Lahm parashikon se kush do ta fitojë Euro 2024 - kërkon një befasi të madhe

Philipp Lahm parashikon se kush do ta fitojë Euro 2024 - kërkon një befasi të madhe

Përfaqësueset
Kalo në kategori