Trepça ende pa palestër

Trepça të shtunën (sot) e pret Vëllaznimin e Gjakovës në kuadër të javës së dytë të ETC Superligës së Kosovës në basketboll. Ndeshja nis në orën 17:00, ndërsa do të luhet në palestrën e Drenasit, që është hapur pak kohë më parë, raporton Koha.
Është edicioni i tretë që Trepça detyrohet të luajë jashtë shtëpisë së saj. Në dy edicionet e kaluara "xehetarët" ndeshjet si vendas kryesisht i kanë luajtur në Vushtrri e Malishevë. Tani kanë vendosur për Drenas. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
11/10/2014
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate


















































