Ndeshja dramatike nuk u vendos deri në çerekun e fundit pasi që në 3 periudhat e para, Ylli ishte rival i fortë për Trepçën, raporton Koha.

Në periudhën e parë, mitrovicasit fituan me nëntë pikë epërsi, 23 me 14, megjithatë në të dytën skuadra nga Suhareka u rikthye në lojë duke fituar me gjashtë pikë epërsi, 25 me 19. Rezultati i pjesës së parë ishte 42 me 39.


Pjesa e dytë vazhdoi me ritmin e barabartë. Periudha e tretë e takimit përfundoi me rezultat 20:20.

Gjithçka u vendos në çerekun e fundit të takimit, kur Trepça fitoi me epërsi prej 14 pikëve për fitoren e pestë sivjet.

Te Trepça, më i miri në këtë takim ishin Antony Thompson me 33 pikë e tetë kërcime dhe Ken Brown me 24 pikë e 14 asistime. Ndërsa, te Ylli u dallua Urim Zenelaj me 19 pikë e shtatë kërcime. Tani Trepça arrin në kuotën e 12 pikëve, kurse Ylli ka nëntë. /Telegrafi/ 

telegrafi sport app