LAJMI I FUNDIT:

Tre vite nga arrestimi i Jakup Krasniqit, vajza e tij: Tri vjet në pranga, tri vjet me dashuri dhe dëshirë për lirinë e babait

Tre vite nga arrestimi i Jakup Krasniqit, vajza e tij: Tri vjet në pranga, tri vjet me dashuri dhe dëshirë për lirinë e babait

Vajza e Jakup Krasniqit, Gresë Krasniqi në trevjetorin e arrestimit të babait të saj nga Gjykata Speciale është shprehur e emocionuar duke thënë se këto tre vite ishin si në ferr.

Krasniqi përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se liria ka vetëm një emër “Jakup Krasniqi”.


“Kaluan tre vite sikur në ferr e se kisha besuar asnjëherë se parajsa ime do të ishte një dhomë e vogël dhe e zymtë e fshehur pas 12 dyersh të hekurta.

Aty festuam ditëlindje, suksese, fejesa e martesa. Në po atë dhomë e more lajmin se do të bëhesh gjysh për herë të parë. Altini po bëhet baba!

Aty kemi qarë e kemi qeshur, na recitoje poezi e luajtëm me karta.

Biseduam aq shumë për jetën tënde!

Çuditërisht edhe ajo piktura e varur në mur, duket aq e bukur në çdo vizitë që kalojmë bashkë.

Ne këto tre vite padrejtësi, nuk u mësuam me mungesën tënde por u bëmë të fortë.

Në këto tre vite padrejtësi, liria jonë kishte vetëm një emër: Jakup Krasniqi”, ka shkruar ajo në Facebook. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Lajme
Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Komunat
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Lajme
“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

Siguri
Zëdhënësi i Qeverisë i kundërpërgjigjet Listës Serbe: Kamerat në veri janë në shërbim të sigurisë publike

Zëdhënësi i Qeverisë i kundërpërgjigjet Listës Serbe: Kamerat në veri janë në shërbim të sigurisë publike

Lajme
Kalo në kategori