LAJMI I FUNDIT:

Tre të rritur gjenden të vrarë në një shtëpi në Florida, brenda së cilës ishin edhe katër fëmijë

Tre të rritur gjenden të vrarë në një shtëpi në Florida, brenda së cilës ishin edhe katër fëmijë

Tre të rritur janë gjetur të vdekur në një rast duket se është një vetëvrasje në prag të Krishtlindjes, ndërsa katër fëmijë të vegjël ishin brenda shtëpisë në Florida.

Fëmijët u larguan të sigurt nga shtëpia në Lakeland pas të shtënave të martën mbrëma, tha kapiteni i Policisë së Lakeland, Ed Cain, transmeton Telegrafi.

Tre të rriturit e vdekur, të gjithë të vrarë me armë zjarri, nuk u identifikuan nga hetuesit menjëherë dhe ata thane se ende nuk e dine nëse ata kanë lidhje familjare me fëmijët.

Të katër këta fëmijë besohet se janë më të vegjël se 10 vjeç, tha Cain.

“Është një situatë shumë tragjike në prag të Krishtlindjeve që do të prekë shumë familje”, tha Cain.

Incidenti filloi rreth orës 5:30 pas mëngjesit  të kohës lokale, kur policia mori një telefonatë dhe iu përgjigj një vendbanimi në bllokun 3000 të Avenue Atlanta në Lakeland.

Oficerët që iu përgjigjën hynë në shtëpi dhe gjetën tre banorë të rritur të vdekur nga plagët me armë zjarri.

Katër fëmijët, të cilët ishin të padëmtuar, u dërguan në stacionin e policisë Lakeland, raportoi WFLA.

Kapit Cain më vonë tha që ata ishin në ‘duar të sigurta’, por ai nuk do të tregojë nëse fëmijët po qëndrojnë pranë të afërmve, apo nëse janë në paraburgim të shtetit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Evropa
Obama dhe Clinton i dalin në ndihmë Bidenit - një foto me tre presidentët amerikanë do të kushtojë 100 mijë dollarë

Obama dhe Clinton i dalin në ndihmë Bidenit - një foto me tre presidentët amerikanë do të kushtojë 100 mijë dollarë

Amerika
I kishin vendosur për ukrainasit, e pësuan vetë – rusët hidhen në erë nga minat që bashkëluftëtarët e tyre i kishin montuar për ushtarët e Kievit

I kishin vendosur për ukrainasit, e pësuan vetë – rusët hidhen në erë nga minat që bashkëluftëtarët e tyre i kishin montuar për ushtarët e Kievit

Evropa
Mercenarët rus të Wagner po vrasin civilët në Mali

Mercenarët rus të Wagner po vrasin civilët në Mali

Afrika
Pamje të tmerrshme: Të dyshuarit për sulmin në Moskë i pritet veshi dhe i futet në gojë – supozohet se kush mund ta ketë bërë këtë

Pamje të tmerrshme: Të dyshuarit për sulmin në Moskë i pritet veshi dhe i futet në gojë – supozohet se kush mund ta ketë bërë këtë

Botë
Scholz: Paqja në Ukrainë është e mundur në çdo moment, vetëm Putin le t’i tërheq trupat

Scholz: Paqja në Ukrainë është e mundur në çdo moment, vetëm Putin le t’i tërheq trupat

Evropa
Kalo në kategori