LAJMI I FUNDIT:

Tre persona sulmuan një të mitur në Lipjan, arrestohen nga Policia

Tre persona sulmuan një të mitur në Lipjan, arrestohen nga Policia
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar ka arrestuar tre të dyshuar për sulm fizik ndaj një të miturin

Rasti ka ndodhur të premten në ora 13:58 në Lipjan.


“Të njëjtit për motive të panjohura kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar-i mitur, të cilit i kanë shkaktuar lëndime”, thuhet në raport.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje. /Telegrafi/