LAJMI I FUNDIT:

Tre persona në Pejë kapen me kokainë, armë e marihuanë

Tre persona në Pejë kapen me kokainë, armë e marihuanë

Janë arrestuar tre të dyshuar, tek të cilët gjatë kontrollimit dhe legjitimimit i janë gjetur dhe konfiskuar tetë qese të vogla me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë.

Policia njofton se rasti ka ndodhur në rrugën ‘Heronjtë e Dukagjinit’ në Pejë.


Me vendimin e gjyqtarit të procedurës paraprake është kontrolluar-bastisur shtëpia e njërit nga të dyshuarit me ç’rast i janë gjetur dhe konfiskuar substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, në peshë totale prej 450.3 gr, dy qese të vogla me substancë të dyshuar të llojit kokainë në peshën e përgjithshme 1.2 gr.,tri peshore digjitale, 700 copë qese të zbrazëta, pesë fishekë kal.9×19 mm, një fishek kal. 7.62x39mm, një  USB (me të dhëna), para të gatshme në shumën prej 368 euro dhe një veturë me tabela vendore.

Tre personat e dyshuar pas intervistimit me vendimin të prokurorit, dërgohen në qendrën e mbajtjes. /Telegrafi/