Gjendet një mjet i pashpërthyer në Bjeshkjët e Junikut, intervenojnë FSK-ja dhe KFOR-i


Një mjet i pashpërthyer është gjetur të enjten në Bjeshkët e Junikut, kanë bërë të ditur autoritetet.
Sipas raportit policor, rasti është raportuar më 2 korrik 2026, rreth orës 14:00, pasi është hasur në pyll një mjet i dyshuar.
Menjëherë pas pranimit të informacionit, njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë siguruar perimetrin për të shmangur çdo rrezik të mundshëm.
Më pas, në vendngjarje kanë intervenuar njësiti për deminim i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe KFOR-it, të cilët kanë bërë largimin e mjetit pa incidente. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
1 orë më parë
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate








































