LAJMI I FUNDIT:

Tre opsionet e Romës për qendrën e mbrojtjes

Tre opsionet e Romës për qendrën e mbrojtjes

Roma vazhdon të jetë njëra nga skuadrat më aktive në afatin kalimtar të verës.

Giallorosët kanë arritur të bëjnë afrime shumë cilësore duke marrë lojtarë si Paulo Dybala, Georginio Wijnaldum, Nemanja Matic, Mile Silvar apo Zeki Celik.


Megjithatë tani drejtori Tiago Pinto është duke punuar në daljen e lojtarëve që nuk janë në planet e trajnerit Jose Mourinho.

Por në kryeqytetin italian pritet të arrijnë edhe dy futbollistë, Andrea Belotti dhe një mbrojtës.

Për repartin defensivë Roma ka tre opsione, ku njëri nga ta pritet t’i bashkohet për sezonin e ri.

Qendërmbrojtësi francez Dan-Axel Zagadou është në bisedime me Romën pasi mbetet një futbollist i lirë pas largimit nga Dortmundi.

Ndërkohë dy emrat e tjerë që janë në listën e Jose Mourinhos janë dyshja e Manchester United, Victor Lindelof dhe Eric Bailly.

Qendërmbrojtësi suedez mbetet opsioni i parë i Romës që e kërkon atë si huazim me të drejtë blerje për 15 milionë euro. /Telegrafi/