Tre minuta nga inkuadrimi, Grealish ndëshkon Man Unitedin

Manchester City ka kaluar në epërsi ndaj Manchester United në derbin që po luhet në kuadër të javës së 20-të në Ligën Premier.
Derisa 45 minutat e parë përfunduan pa gol, të dytët nisën mjaft vrullshëm.
Dy skuadrat tentuan të kalonin sa më parë në epërsi, por këtë e arriti kampioni në fuqi i Ligës Premier.
Ishte minuta e 60-të e takimit, kur Kevin de Bruyne asistoi te Jack Grealish, që realizoi për 1-0 vetëm tre minuta pas inkuadrimit.
Natyrisht se ky gol do ta ndezë edhe më shumë derbin lokal, duke ditur se Unitedin nuk dëshiron të pësojë disfatë në shtëpi. /Telegrafi/
https://twitter.com/CopaMundo10/status/1614258489001476097
https://twitter.com/KDB17MCBM/status/1614258638830600195

Nga
Telegrafi
14/01/2023
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




















































