LAJMI I FUNDIT:

Tre lojtarët e Interit që mund të jenë vendimtarë në ndeshjen e fundit që vendos titullin e kampionit

Tre lojtarët e Interit që mund të jenë vendimtarë në ndeshjen e fundit që vendos titullin e kampionit

Gara për titull në Serie A do të vendoset në ditën e fundit të sezonit dhe mediumi Football Italia ka zgjedhur tre lojtarë nga Interi që mund të jenë vendimtar të dielën.

Një barazim kundër Sassuolos në stadiumin Mapei do tu mjaftojë kuqezinjve që të bëhen kampion të Serie A për herë të parë pas 11 vitesh, ndërsa Interi duhet të mposht Sampdorian në San Siro dhe të shpresojë që rivalët e tyre të qytetit të humbasin për të mbrojtur titullin e kampionit.


Football Italia ka zgjedhur nga tre lojtarë nga Milani dhe Interit, të cilët potencialisht mund të jenë vendimtarë të dielën.

Tre lojtarët e Milanit që mund të jenë vendimtarë në ndeshjen e fundit që vendos titullin e kampionit
Lexo po ashtu Tre lojtarët e Milanit që mund të jenë vendimtarë në ndeshjen e fundit që vendos titullin e kampionit

Më poshtë i gjeni tre lojtarët e Interit që mund të jenë vendimtar.


MILAN SKRINIAR

Nerazzurrët do të duhet të kenë një mendje sulmuese kundër ish-klubit të Skriniar, Sampdorias, por ekuilibri do të jetë thelbësor, si në çdo ndeshje të Serie A.

Alessandro Bastoni është duke u rikuperuar nga një dëmtim dhe Stefan de Vrij nuk ka pasur sezonin e tij më të mirë.

Skriniar, nga ana tjetër, ka qenë gjithmonë konsistent dhe nuk është rastësi që Nerazzurrët janë duke nxituar për të vazhduar kontratën e tij që i skadon në vitin 2023.


MARCELO BROZOVIC

Inter fjalë për fjalë varet nga ai. Nerazzurrët kanë arritur të marrin vetëm dy pikë në tri ndeshjet e vetme të Serie A që ai mungoi këtë sezon: humbje në shtëpi kundër Sassuolos dhe barazime kundër Torinos dhe Fiorentinës.

Ai është ndoshta i vetmi lojtar pa të cilin Simone Inzaghi nuk mund të bëjë. Ai ka kontribuar në shtatë gola këtë sezon (tre gola dhe katër asistime), por rëndësia e tij ka shkuar përtej saj.

Aftësia e tij për të diktuar ritmin dhe përkushtimi i tij në mbrojtje e bëjnë atë një nga lojtarët më të mirë në Serie A dhe padyshim më vendimtarin për Interin këtë sezon.

Meriton të përmendet edhe bashkatdhetari i tij Ivan Perisic, duke pasur parasysh paraqitjet e tij të fundit brilante në Serie A dhe në finalen e Kupës së Italisë.


LAUTARO MARTINEZ

Tani për tani, ai është edhe më i rëndësishëm se Rafael Leao për Milanin. El Toro është absolutisht në zjarr, ku ka shënuar shtatë gola në gjashtë paraqitjet e fundit në Serie A.

Ai ka shënuar më shumë gola se sezonin e kaluar kur formoi një nga partneritetet më të mira të sulmit në Evropë me Romelu Lukakun. Lautaro nuk i ka munguar shumë Lukaku dhe po bëhet një lider i Interit brenda dhe jashtë fushës.

Nuk është çudi që Nerazzurrët nuk ka gjasa ta shesin atë pavarësisht nevojës së tyre për të ndarë rrugët me një nga yjet e tyre për të balancuar librat gjatë verës.

Interit do t’i duhen golat kundër Sampdorias dhe Lautaro është njeriu perfekt për këtë punë. Nëse Nerazzurrët marrin epërsinë dhe përfundimisht fitojnë ndeshjen, ata do të duhet të presin dhe të shpresojnë për një mrekulli në “Mappei”. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xabi Alonso ka vendosur një rekord të ri historik në futboll, pas kualifikimit në gjysmëfinale të Ligës së Evropës

Xabi Alonso ka vendosur një rekord të ri historik në futboll, pas kualifikimit në gjysmëfinale të Ligës së Evropës

Liga e Evropës
Casemiro rrëfen detaje nga largimi i tij prej Real Madridit: Hyra në zyrën e Ancelottit, ai filloi të qante

Casemiro rrëfen detaje nga largimi i tij prej Real Madridit: Hyra në zyrën e Ancelottit, ai filloi të qante

Ndërkombëtare
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Ronald Araujo afër largimit nga Barcelona? Agjenti i tij në bisedime me klubin e njohur

Ronald Araujo afër largimit nga Barcelona? Agjenti i tij në bisedime me klubin e njohur

La Liga
Zbulohet arsyeja pse Man City vendosi të shesë Cole Palmer për të cilën Guardiola mund të pendohet

Zbulohet arsyeja pse Man City vendosi të shesë Cole Palmer për të cilën Guardiola mund të pendohet

Premier League
Cristiano Ronaldo bëri një gabim shumë të madh kur parashikoi tre favoritët për Ligën e Kampionëve

Cristiano Ronaldo bëri një gabim shumë të madh kur parashikoi tre favoritët për Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori