LAJMI I FUNDIT:

Tre lojtarët e Milanit që mund të jenë vendimtarë në ndeshjen e fundit që vendos titullin e kampionit

Tre lojtarët e Milanit që mund të jenë vendimtarë në ndeshjen e fundit që vendos titullin e kampionit

Gara për titull në Serie A do të vendoset në ditën e fundit të sezonit dhe mediumi Football Italia ka zgjedhur tre lojtarë nga Milani që mund të jenë vendimtar të dielën.

Një barazim kundër Sassuolos në stadiumin Mapei do tu mjaftojë kuqezinjve që të bëhen kampion të Serie A për herë të parë pas 11 vitesh, ndërsa Interi duhet të mposht Sampdorian në San Siro dhe të shpresojë që rivalët e tyre të qytetit të humbasin për të mbrojtur titullin e kampionit.


Football Italia ka zgjedhur nga tre lojtarë nga Milani dhe Interit, të cilët potencialisht mund të jenë vendimtarë të dielën.

Po fillojmë me ata të Milanit, që janë edhe lider në renditje të Serie A.


MIKE MAIGNAN

Reprezentuesi francez jo vetëm që ka qenë vendimtar mes shtyllave këtë sezon, por shpesh është përfshirë në lojën sulmuese, madje duke dhënë edhe një asistim për Rafael Leao kundër Sampdorias në muajin shkurt.

Kuqezinjtë kanë pranuar vetëm tre gola në 11 ndeshjet e fundit dhe qëndrueshmëria e tyre në mbrojtje ka qenë një faktor kyç në pjesën e dytë të sezonit.

Pa dyshim që merita të mëdha ka edhe Maignan, i cili nëse ia arrin që ta mbajë edhe njëherë portën e paprekur, do të shpallej kampion me Milanin.


SANDRO TONALI

Italiani është transformuar këtë sezon, duke u bërë një nga lojtarët kryesorë në skuadrën e Stefano Piolit.

Rëndësia e tij për ekipin shkon përtej pesë golave ​​dhe tre asistimeve në 35 paraqitje në Serie A. Tonali ka qenë një nga mesfushorët qendrorë më të besueshëm në Serie A falë forcës së tij fizike dhe vrapimeve edhe në minutat e fundit të ndeshjeve.

Beteja me Davide Frattesi do të jetë magjepsëse, veçanërisht duke pasur parasysh se dyshja shihen se e ardhmja e Azurrëve.


RAFAEL LEAO

Sulmuesi portugez është rritur shumë gjatë javëve të fundit, duke shënuar tre gola në gjashtë paraqitjet e fundit në Serie A.

Ai është golashënuesi më i mirë i kuqezinjve këtë sezon dhe ndoshta lojtari më në formë për momentin.

Edhe kur Milani nuk luan mirë, ai është gjithmonë në gjendje të marrë topin dhe ta çojë atë përpara duke krijuar mundësi për të shënuar ose duke kërkuar vetë golin.

Ai është vlera e shtuar e Milanit në fundin e këtij sezon, duke marr edhe krahasime me disa legjenda të futbollit, si Thierry Henry./Telegrafi/

Standings provided by SofaScore LiveScore

Në trend Sport

Më shumë
Xabi Alonso ka vendosur një rekord të ri historik në futboll, pas kualifikimit në gjysmëfinale të Ligës së Evropës

Xabi Alonso ka vendosur një rekord të ri historik në futboll, pas kualifikimit në gjysmëfinale të Ligës së Evropës

Liga e Evropës
Casemiro rrëfen detaje nga largimi i tij prej Real Madridit: Hyra në zyrën e Ancelottit, ai filloi të qante

Casemiro rrëfen detaje nga largimi i tij prej Real Madridit: Hyra në zyrën e Ancelottit, ai filloi të qante

Ndërkombëtare
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Ronald Araujo afër largimit nga Barcelona? Agjenti i tij në bisedime me klubin e njohur

Ronald Araujo afër largimit nga Barcelona? Agjenti i tij në bisedime me klubin e njohur

La Liga
Zbulohet arsyeja pse Man City vendosi të shesë Cole Palmer për të cilën Guardiola mund të pendohet

Zbulohet arsyeja pse Man City vendosi të shesë Cole Palmer për të cilën Guardiola mund të pendohet

Premier League
Cristiano Ronaldo bëri një gabim shumë të madh kur parashikoi tre favoritët për Ligën e Kampionëve

Cristiano Ronaldo bëri një gabim shumë të madh kur parashikoi tre favoritët për Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori