LAJMI I FUNDIT:

Me tre gola, Milani mposht Crotonen (Video)

Me tre gola, Milani mposht Crotonen (Video)

Milani ia ka shënuar tre gola Crotones në udhëtim, për ta nisur në mënyrën më të mirë sezonin e ri në kampionatin italian.

Një ndërhyrje e Federico Ceccherinit u ndëshkua me karton të kuq, ndërsa për Rossonerët u akordua penalti. Franck Yannick Kessie e mori përgjegjësinë dhe rezultoi i saktë (6’).


Rezultatin e dyfishoi Patrick Cutrone, i cili shënoi me kokë pas harkimit nga Suso (18’).

Më pas, Cutrone ia ktheu favorin Susos duke asistuar tek ai, ndërsa spanjolli 23-vjeçar e ngriti epërsinë në 3-0.

Në gjysmën e dytë, tempi i lojës ishte më i ngadaltë, duke qenë se skuadra vendase  e kishte në dorë fitoren.

Me këtë triumf, Milani qëndron në hap me Juventusin, Interin dhe Romën, që regjistruan fitore në javën e parë të sezonit 2017/2018 në Serie A. /Telegrafi/