LAJMI I FUNDIT:

Tre argjentinas largohen nga PSG, shpëton vetëm Leo Messi

Tre argjentinas largohen nga PSG, shpëton vetëm Leo Messi

Paris Saint Germain po mendon për sezonin e ardhshëm dhe para se të sjellë futbollistë të rinj, skuadra duhet të pastrohet nga disa prej atyre që nuk janë në planet e klubit.

Kështu me valixhet gati janë të gjithë argjentinasit, përveç Lionel Messit, i cili ka edhe një vit kontratë dhe do të vazhdojë të luajë në “Parc des Princes” deri në verën e vitit 2023.


Angel Di Maria ka kontratë deri në fund të sezonit dhe lojtari nuk është telefonuar për një ofertë të re, ndaj pritet të largohet si lojtar i lirë.

Ai me shumë gjasë mund të rikthehet në kampionatin spanjoll, ku ka klube që janë të interesuar për të.

Sa i përket argjentinasit tjetër, Leoandro Paredes, ka oferta nga disa klube të Ligës Premier, duke qenë se është nën kontratë deri në verën e 2023.

Drejtuesit e PSG-së shpresojnë të mund të marrin të paktën 10 milionë euro nga kartoni i tij, edhe pse ai vlen më shumë .

Më e komplikuar duket situata e Mauro Icardit, i cili ka kontratë deri në verën e 2024.

Sulmuesin e njohur nuk e do asnjë klub në Evropë, pasi Juventusi ka zgjedhur t’i besojë serbit Dusan Vlahovic dhe vështirë se mund të ketë ndonjë klub tjetër që ofron aq sa fiton ai te PSG. /Telegrafi/