LAJMI I FUNDIT:

Transparency International: Kosova, përkeqësim në luftën kundër korrupsionit – Lëvizja Vetëvendosje e ka shansin për përmirësim

Transparency International: Kosova, përkeqësim në luftën kundër korrupsionit – Lëvizja Vetëvendosje e ka shansin për përmirësim

Kosova ka shënuar përkeqësim në luftë kundër korrupsionit, krahasuar me vitin paraprak dhe se Lëvizja Vetëvendosje, e cila së voni fitoi shumicën e ulëseve parlamentare, ka shansin të dëshmojë angazhimin e saj në luftën kundër korrupsionit

Kështu thuhet në raportin “Perceptimi i Korrupsionit, 2019“, i prezantuar nga organizata ndërkombëtare Transparency International, i cili radhit 180 vende dhe territore të botës në bazë të nivelit të perceptuar të korrupsionit në sektorin publik.


Sipas këtij raporti, sivjet Kosova radhitet e 101-ta me 36 pikë, ndërsa vitin e kaluar vendi ynë ka qenë në vendin e 93-të me 37 pikë.

“Me një rezultat prej 36 pikësh, Kosova po kalon nëpër një ndryshim të pushtetit parlamentar, që mund të ofrojë një mundësi për ndryshime. Pas disa vitesh që ka kritikuar qeverinë dhe bashkësinë ndërkombëtare për mosadresimin e korrupsionit, Lëvizja Vetëvendosje, e cila së voni fitoi shumicën e ulëseve parlamentare, ka mundësinë të dëshmojë angazhimin e saj në luftën kundër korrupsionit”, vlerëson Transparency International, përcjell Telegrafi.

Pjesë nga raporti ku përmendet Kosova | Burimi: Transparency International

Organizata shton se mbetet të shihet nëse qeveria e re do të sigurojë një standard më të lartë të integritetit politik.

“Ajo mund ta bëjë një gjë të tillë duke braktisur praktikën e zakonshme të emërimeve politike në ndërmarrjet shtetërore dhe duke vendosur një detyrim të fuqishëm ligjor për partitë politike që të zbulojnë financat e tyre”, shton organizata.

Kosova në këtë raport renditet e 101-ta me 36 pikë | Burimi: Transparency International

Nga vendet e Ballkanit Perëndimor, përmirësim të lehtë në luftën kundër korrupsionit ka shënuar vetëm Mali i Zi, ku radhitet në pozitën numër 66, krahasuar me pozitën 67 që ka pasur një vit më parë. E ndjekur nga Serbia që ka rënë nga pozita 87 në pozitën 91. Ndërsa, Bosnja dhe Hercegovina sivjet radhitet në pozitë e 101-të, ku vitin e kaluar ka qenë në pozitën e 89-të. Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria janë në pozitën 106, ndërsa vitin e kaluar kanë qenë në pozitën e 93-të respektivisht në pozitën e 99-të.

Transparency International thotë se rezultatin më të mirë në luftën kundër korrupsionit sivjet e kanë treguar Danimarka, Zelanda e Re dhe Finlanda, ndërsa në fund të listës janë Somalia, Sudani Jugor dhe Siria. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Lajme
Knaus

Knaus "godet" sërish: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me krijimin e Asociacionit pamundëson realizimin e të dyjave

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
Kalo në kategori