LAJMI I FUNDIT:

Transmetim i drejtpërdrejtë për Kosovë i ndeshjeve të fundit në Grupin D

Transmetim i drejtpërdrejtë për Kosovë i ndeshjeve të fundit në Grupin D
(Foto: Getty Images)

Në kuadër të Grupit D zhvillohen ndeshjet e fundit të fazës grupore, të vlefshme për Kampionatin Botëror, ‘Rusia 2018’.

Një ndeshje zhvillohet ndërmjet Islandës dhe Kroacisë, me ç’rast islandezët duhet doemos të fitojnë dhe të presin rezultatet e ndeshjes tjetër për të shpresuar në kualifikim.


Në mënyrë që këto ndeshje mos t’iu ikin futbolldashësve nga Kosova, është përkujdesur platforma online, GjirafaVideo.

Përballja tjetër është ajo ndërmjet Nigerisë dhe Argjentinës. Kombëtarja afrikane kualifikohet me fitore, kurse Albicelestët duhet të fitojnë dhe ta presin rezultatin e ndeshjes tjetër.

Në bashkëpunim me Radio Televizionin e Kosovës, GjirafaVideo ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për t’i shfaqur këto ndeshje në internet.

Shikimi i ndeshjeve mundësohet në kualitet shumë të lartë, pa reklama dhe normalisht në komentim shqip.

Videoja e mëposhtme është e vlefshme vetëm për shikuesit brenda territorit të Kosovës. /Telegrafi/