LAJMI I FUNDIT:

Transferimet e klubeve kryesore angleze në ditën e fundit të afatit kalimtar

Transferimet e klubeve kryesore angleze në ditën e fundit të afatit kalimtar
(Foto: Twitter/Manchester United/Arsenal)

Klubet e Ligës Premier janë rëndom të angazhuara në transferimin e lojtarëve deri në çastin e fundit të afateve kalimtare.

Më poshtë jua sjellim disa prej transferimeve që i kanë bërë klubet kryesore angleze në ditën e fundit të afatit kalimtar veror:


Arsenali

(Foto: Twitter/Arsenal)

Ardhje: Thomas Partey (blerje nga Atletico Madridi)

Largim: Matteo Guendouzi (huazim te Hertha Berlin), Daniel Ballard (huazim te Blackpool), Lucas Torreira (huazim te Atletico Madrid).

Gjithçka çfarë ndodhi nga minuta në minutë në ditën e fundit të afatit kalimtar në top pesë ligat evropiane
Lexo po ashtu Gjithçka çfarë ndodhi nga minuta në minutë në ditën e fundit të afatit kalimtar në top pesë ligat evropiane

Chelsea

Largim: Tiemoue Bakayoko (huazim te Napoli), Ruben Loftus-Cheek (huazim te Fulhami).

Manchester United

(Foto: Twitter/Manchester United)

Ardhje: Alex Telles (blerje nga Porto), Willy Kambwala (transferim nga Sochaux), Amad Traore (transferim nga Atalanta), Edinson Cavani (lojtar i lirë), Facundo Pellistri (blerje nga Penarol).

Largim: Chris Smalling (shitje te Roma)

Everton

(Foto: Twitter/Theo Walcott)

Ardhje: Ben Godfrey (blerje nga Norwich), Robin Olsen (huazim nga Roma)

Largim: Sandro Ramirez (lojtar i lirw te Huesca), Theo Walcott (huaizm te Southampton)

Liverpooli dhe Manchester City nuk kanë bërë transferime më 5 tetor, ndërsa Tottenham Hotspur e ka huazuar Ryan Sessegnonin te Hoffenheimi. /Telegrafi/