Çmenduria e Liverpoolit: Afro 35 milionë euro për një portier 18-vjeçar

Liverpooli ka bërë një nga investimet më të bujshme të kësaj vere për një lojtar të moshës së re, duke zyrtarizuar transferimin e portierit belg Lucca Brughmans nga KRC Genk, në një marrëveshje që mund të arrijë deri në 35 milionë euro me bonuset.
“Reds” kanë nënshkruar me Brughmans një kontratë afatgjatë, ndërsa portieri 18-vjeçar nuk do të udhëtojë menjëherë drejt Anglisë.
Ai do të qëndrojë te Genk gjatë gjithë sezonit 2026/27 në formë huazimi, përpara se t’i bashkohet Liverpoolit në verën e vitit 2027.
We have agreed a deal to sign goalkeeper Lucca Brughmans from KRC Genk 🔴
The 18-year-old has put pen to paper on a long-term contract with the Reds and will now return to Genk for the duration of the 2026-27 season 🧤 pic.twitter.com/9p5z60gE6w
— Liverpool FC (@LFC) September 1, 2026
Shuma e transferimit është ajo që ka tërhequr më së shumti vëmendjen. Marrëveshja raportohet me rreth 35 milionë euro, përfshirë bonuset. Kjo është një shumë jashtëzakonisht e lartë për një portier vetëm 18-vjeçar, sidomos duke marrë parasysh eksperiencën e tij ende të kufizuar në futbollin profesionist.
Brughmans është produkt i akademisë së Genkut dhe sezonin e kaluar bëri debutimin me ekipin e parë. Ai kishte luajtur më herët 32 ndeshje me ekipin e dytë të klubit, ndërsa pasi fitoi vendin në formacionin e parë, vazhdoi të aktivizohej rregullisht edhe në sezonin e ri.
Liverpooli e sheh Brughmans si një investim për të ardhmen. Klubi anglez ka vendosur të paguajë një shumë të konsiderueshme për një portier që ende nuk ka krijuar një karrierë të gjatë në nivelin senior, duke besuar se ai mund të bëhet një nga shtyllat e skuadrës në vitet e ardhshme.
- YouTube www.youtube.com
Fakti që Liverpooli e ka lënë portierin edhe për një sezon te Genk tregon qartë se transferimi është menduar në perspektivë. Brughmans do të vazhdojë të marrë minuta dhe të zhvillohet në futbollin belg, përpara se të mbërrijë në “Anfield” në verën e vitit 2027. /Telegrafi/













































