LAJMI I FUNDIT:

Gjithçka çfarë ndodhi nga minuta në minutë në ditën e fundit të afatit kalimtar në top pesë ligat evropiane

Gjithçka çfarë ndodhi nga minuta në minutë në ditën e fundit të afatit kalimtar në top pesë ligat evropiane

Afati kalimtar veror 2020 në të gjitha ligat e mëdha evropiane është mbyllur tashmë, edhe pse jo në kohë të njëjtë.

Bundesliga ka mbyllur të gjitha marrëveshjet e transferimeve në orën 18:00, kurse afati kalimtar në Serie A është mbyllur në orën 20:00.


Liga Premier, La Liga dhe Ligue 1, kanë mbyllur afatin kalimtar veror në mesnatë (0:00).

Transferimet e ditës së fundit nuk kanë munguar në asnjërin prej kampionateve.

Doueglas Costa (Bayern Munich), Federico Chiesa (Juventus), Thomas Partey (Arsenal), Edinson Cavani (Man Utd) dhe Lucas Torreira (Atl Madrid) ishin disa nga transferimet më interesante të ditës së sotme.


Më poshtë keni gjithçka çfarë ndodhi nga minuta në minutë në ditën e fundit të afatit kalimtar në top pesë ligat evropiane.


array(3) { ["date"]=> string(19) "10-06-2020 00:11:22" ["time"]=> string(16) "06/10/2020 00:11" ["update"]=> bool(false) } 06/10/2020 00:11

Mbyllet afati kalimtar i transferimeve në Ligën Premier, La Liga dhe Ligue 1

Pas Bundesligas dhe Serie A, tani afati kalimtar është mbyllur edhe në tri kampionatet tjera elitare evropiane.

Liga Premier, La Liga dhe Ligue kanë mbyllur afatin e transferimeve në mesnatë (0:00).


Me transferimet e minutave të fundit, Telegrafi do t’ju njoftojë ndërkohë.

array(3) { ["date"]=> string(19) "10-06-2020 00:06:02" ["time"]=> string(16) "06/10/2020 00:06" ["update"]=> bool(false) } 06/10/2020 00:06

Zyrtare: Torreira, lojtar i ri i Atletico Madridit

Atletico Madridi ka konfirmuar zyrtarisht transferimin e Lucas Torreira nga Arsenali.

Torreira bashkohet me Atleticon në një marrëveshje huazimi njëvjeçare, me të drejt blerje për një tarifë prej 20 milionë eurosh.


array(3) { ["date"]=> string(19) "10-06-2020 00:02:43" ["time"]=> string(16) "06/10/2020 00:02" ["update"]=> bool(false) } 06/10/2020 00:02

Zyrtare: Partey transferohet te Arsenali

Thomas Partey ka kompletuar transferimit te Arsenali nga Thomas Partey.

Mesfushori vjen në Emirates, pasi Arsenali pagoi klauzolën prej 50 milionë eurosh.


Transferimi është konfirmuar nga dy klubet.

array(3) { ["date"]=> string(19) "10-05-2020 23:43:36" ["time"]=> string(16) "05/10/2020 23:43" ["update"]=> bool(false) } 05/10/2020 23:43

Zyrtare: Joachim Andersen, lojtar i ri i Fulhamit

Fulhami ka zyrtarizuar transferimin e mbrojtësit Joachim Andersen nga Lyoni.

“Klubi është i lumtur të njoftojë nënshkrimin në huazim të qendërmbrojtësit Joachim Andersen nga Lyon”.


“Reprezentuesi i Danimarkës, 24 vjeç, i vlerësuar shumë, do të qëndrojë në Fulham për sezonin 2020/21”, thuhet në njoftim.

array(3) { ["date"]=> string(19) "10-05-2020 23:38:22" ["time"]=> string(16) "05/10/2020 23:38" ["update"]=> bool(false) } 05/10/2020 23:38

Zyrtare: Leeds transferon sulmuesin Raphinha

Leeds Unitedi ka mbyllur afatin kalimtar me transferimin e Raphinha nga Rennes.

“Leeds United është i kënaqur të njoftojë nënshkrimin e sulmuesit anësor të Rennes, Raphinha”.


“23-vjeçari është bashkuar në klub për një tarifë të pazbuluar nga skuadra e Ligue 1 dhe ka nënshkruar një marrëveshje katër-vjeçare në Elland Road”.

array(3) { ["date"]=> string(19) "10-05-2020 23:35:48" ["time"]=> string(16) "05/10/2020 23:35" ["update"]=> bool(false) } 05/10/2020 23:35

Zyrtare: Walcott te Southamptoni

Theo Walcott ka kompletuar transferimin e tij nga Evertonit te Southamptoni.

Sulmuesi anglez arrin si huazim njëvjeçar dhe rikthehet nga Southampton pas 16 vitesh.


array(3) { ["date"]=> string(19) "10-05-2020 23:29:26" ["time"]=> string(16) "05/10/2020 23:29" ["update"]=> bool(false) } 05/10/2020 23:29

Dështon transferimi i Eric Garcia te Barcelona

Manchester City dhe Barcelona kanë dështuar të arrijnë marrëveshje për mbrojtësin Eric Garcia.

Oferta e fundit prej 17 milionë eurosh është refuzuar dhe më nuk premton koha për një marrëveshje mes palëve.


array(3) { ["date"]=> string(19) "10-05-2020 23:09:30" ["time"]=> string(16) "05/10/2020 23:09" ["update"]=> bool(false) } 05/10/2020 23:09

Zyrtare: Todibo kalon te Benfica

Barcelona ka konfirmuar arritjen e marrëveshjes me Benfican për mbrojtësin Jean-Clair Todibo.

“Barcelona dhe Benfica kanë arritur një marrëveshje për huazimin e Jean-Clair Todibo për dy sezonet e ardhshme”.


“Klubi portugez do të marrë përgjegjësinë për kontratën e lojtarit dhe do të paguajë dy milion euro për huazim me opsionin e blerjes së lojtarit për 20 milionë euro”, thuhet në njoftim.

array(3) { ["date"]=> string(19) "10-05-2020 23:05:47" ["time"]=> string(16) "05/10/2020 23:05" ["update"]=> bool(false) } 05/10/2020 23:05

Ounas transferohet te Cagliari

Cagliari ka njoftuar se ka transferuar futbollistit Adam Ounas nga Napoli.

Ounas arrin në Sardenja me formulën e huazimit me të drejtën e blerjes.


array(3) { ["date"]=> string(19) "10-05-2020 23:03:30" ["time"]=> string(16) "05/10/2020 23:03" ["update"]=> bool(false) } 05/10/2020 23:03

Lista me 30 lojtarët shqiptarë që ndryshuan skuadër në këtë afat kalimtar

Disa nga lojtarët shqiptar kanë qenë shumë të zënë në këtë afat kalimtar, duke tentuar që të gjejnë klube të reja.

Transferimet më të mëdha në këtë afat kalimtar veror erdhën nga Serie A, aty ku pesë lojtarë shqiptarë po provojnë aventura të reja.


Këtu mund ta lexoni lajmin e plotë.

array(3) { ["date"]=> string(19) "10-05-2020 22:59:23" ["time"]=> string(16) "05/10/2020 22:59" ["update"]=> bool(false) } 05/10/2020 22:59

Zyrtare: Cavani, lojtar i ri i Unitedit

Manchester Unitedi ka konfirmuar zyrtarisht transferimin e sulmuesit Edinson Cavanit.

Cavani vjen si lojtar i lirë, ndërsa ka nënshkruar kontratë dyvjeçare.


array(3) { ["date"]=> string(19) "10-05-2020 22:58:01" ["time"]=> string(16) "05/10/2020 22:58" ["update"]=> bool(false) } 05/10/2020 22:58

Cavani pritet ta veshë fanellën me numër 7 te Unitedi

Edinson Cavani thuhet se sapo ka nënshkruar zyrtarisht kontratën e tij me Manchester Unitedin.

Ai do të jetë lojtar i Djajve të Kuq deri në qershor të vitit 2022.


Sulmuesi uruguaian do të veshë numrin legjendar 7.

array(3) { ["date"]=> string(19) "10-05-2020 22:45:38" ["time"]=> string(16) "05/10/2020 22:45" ["update"]=> bool(false) } 05/10/2020 22:45

Deulofeu, lojtar i ri i Udineses

Udinese ka njoftuar arritjen e marrëveshjes me Watfordin për sulmuesin Gerard Deulofeu.

Sulmuesi spanjoll arrin në Friuli me formulën e huazimit deri më 30 qershor të vitit 2021.


array(3) { ["date"]=> string(19) "10-05-2020 22:43:52" ["time"]=> string(16) "05/10/2020 22:43" ["update"]=> bool(false) } 05/10/2020 22:43

Zyrtare: Laxalt te Celticu

Celtic ka konfirmuar transferimin e Diego Laxalt nga Milani.

Anësori i krahut të majtë vjen si huazim njëvjeçar.


array(3) { ["date"]=> string(19) "10-05-2020 22:36:38" ["time"]=> string(16) "05/10/2020 22:36" ["update"]=> bool(false) } 05/10/2020 22:36

Xherdan Shaqiri mbetet te Liverpooli

Ylli shqiptar, Xherdan Shaqiri pritet të mbetet së paku deri në janar te klubi anglez, Liverpooli.

Së bashku me të do të mbeten edhe Marko Grujic dhe Harry Wilson.


Largimi i tyre nga Anfield nuk erdhi pasi nuk pati asnjë ofertë të përshtatshme për ta, ndërsa Reds donin vetëm largimin në baza të përhershme.

array(3) { ["date"]=> string(19) "10-05-2020 22:33:36" ["time"]=> string(16) "05/10/2020 22:33" ["update"]=> bool(false) } 05/10/2020 22:33

Dështon transferimi i Depay te Barcelona

Memfis Depay do të qëndrojë te klubi francez, Lyon.

Barcelona ka informuar Lyonin se nuk kanë mundësi të nënshkruajnë lojtarin pasi Ousmane Dembele mbetet në Camp Nou.


array(3) { ["date"]=> string(19) "10-05-2020 22:28:01" ["time"]=> string(16) "05/10/2020 22:28" ["update"]=> bool(false) } 05/10/2020 22:28

Zyrtare: Manchester Unitedi transferon talentin Amad Traore nga Atalanta

Manchester United ka njoftuar marrëveshjen me Atalantan për nënshkrimin e talentit Amad Traore.

Detajet e transferimit nuk janë bërë publike, por lojtari thuhet se i ka kushtuar Djajve të Kuq 21 milionë euro plus 20 milionë bonuse.


Ai thuhet se do t’i bashkohet klubit në janar.

array(3) { ["date"]=> string(19) "10-05-2020 22:20:58" ["time"]=> string(16) "05/10/2020 22:20" ["update"]=> bool(false) } 05/10/2020 22:20

Gjithçka e kryer, Torriera afër zyrtarizimit te Atletico Madridi

Arsenali dhe Atletico Madridi thuhet se kanë nënshkruar dokumentet dhe testet mjekësore janë kryer me sukses ditë më parë.

Torreira do t’i bashkohet Atleticos si huazim me mundësi blerje.


array(3) { ["date"]=> string(19) "10-05-2020 22:12:29" ["time"]=> string(16) "05/10/2020 22:12" ["update"]=> bool(false) } 05/10/2020 22:12

Zyrtarizohet transferimi i Smalling te Roma

Tashmë gjithçka është zyrtare. Chris Smalling është lojtar i ri i Romës.

Lajmi është zyrtarizuar nga faqet zyrtare të Romës dhe Manchester Unitedit.


array(3) { ["date"]=> string(19) "10-05-2020 22:10:04" ["time"]=> string(16) "05/10/2020 22:10" ["update"]=> bool(false) } 05/10/2020 22:10

Rafinha te PSG, afër zyrtarizimi

Parit Saint-Germain ka arritur një marrëveshje me Barcelonën për të nënshkruar Rafinhan.

Sipas Mundo Deportivo, marrëveshja e transferimit është arritur për rreth tre milionë euro.


Zyrtarizimi është në pritje, pasi të kryhen testet mjekësore.