LAJMI I FUNDIT:

Transferimet e dështuara të janarit në Bundesliga, nga Shaqiri te Donovan e De Jong  

Transferimet e dështuara të janarit në Bundesliga, nga Shaqiri te Donovan e De Jong  

Gazeta spanjolle Marca ka përpiluar një listë me transferimet e dështuara të afatit kalimtar të janarit në Bundesliga, ku aty gjenden shumë yje të njohura – ndër to edhe ylli me prejardhje shqiptare, Xherdan Shaqiri.

Tregu i transferimeve të janarit gjithmonë sjell shumë eksitim, por asnjëherë nuk garanton sukses.

Është e vështirë për të nënshkruar lojtarët e duhur në këtë mini-afat kalimtar të transferimeve të dimrit dhe futbolli gjerman ka parë shumë shembuj të lëvizjeve të dështuara të janarit.

Gazeta e njohur spanjolle Marca ka përpiluar një listë me transferimet e dështuara të janarit në Bundesliga, ku zënë vend shumë yje.

Aty bëjnë pjesë yje të njohura si Landon Donovan, Nigel De Jong, por edhe ylli me prejardhje shqiptare, Xherdan Shaqiri.

Telegrafi ua sjell më poshtë disa nga transferimet më të dështuara të janarit në Serie A.

Antonio Rukavina (Borussia Dortmund)

Ish-lojtari i Valladolid dhe Villarreal arriti në afatin e dimrit të sezonit 2007/08 si 24-vjeçar, por gjërat nuk shkuan mirë për të.
Ai u paraqit bashkë me Mats Hummels në prezantim, ku skuadra e Bundesligës pagoi rreth tre milionë euro për të, por ai nuk arriti të bënte asnjë ndikim dhe u dërgua te Munich 1860.

Landon Donovan (Bayern Munich)

Një nga lojtarët e parë amerikanë që bëri hapin në Evropë, por nuk shkoi mirë për Donovan në Bayern pasi ai luajti vetëm shtatë herë për bavarezët.

Xherdan Shaqiri (Bayern Munich)

Tani një lojtar i rëndësishëm për Jurgen Klopp në Liverpool, por Shaqiri u përpoq dhe dështoi në Gjermani si 21-vjeçar pas disa viteve të mira me Baselin.
Ai nënshkroi për pesë sezone por u largua drejt Interit në gjysmën e sezonit 2014/15, ku pas vetëm gjashtë muajsh kaloi te Stoke City.

Federico Macheda (Stuttgart)

Një talent i madh te Manchester Unitedi, por që kurrë nuk u bë më shumë se kaq dhe në janar të vitit 2013 ai u bashkua me Stuttgartin.
Në shtator të atij viti ai si dështoi kaloi në ligat e ulëta angleze te Doncaster Rovers.

Andres Guardado (Bayer Leverkusen)

Meksikani kaloi më 2013/14 në Valencia përpara se të transferohej në janar në Gjermani, ku nuk kishte mundësi, duke luajtur vetëm katër herë në gjashtë muaj para se të kthehej në Spanjë.

Joao Pereira (Hannover)

Pas një sezoni të vështirë në Valencia, portugezi u transferua në Bundesliga në dimrin e sezonit 2014/15, por gjashtë muaj më vonë ai u kthye në vendin e tij të origjinës si një transferim i dështuar.

Nigel De Jong (Mainz 05)

Në moshën 34-vjeçare ai arriti në Bundesliga, por qëndrimi i tij ishte i shkurtër, duke luajtur vetëm 12 herë para se të shkonte në Al-Ahli.

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Unë thjeshtë dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Gol fenomenal nga Xherdan Shaqiri prej gjuajtjes së lirë

Gol fenomenal nga Xherdan Shaqiri prej gjuajtjes së lirë

Përfaqësueset
Zbulohen dhe renditen 10 sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave, shumë befasi në listë

Zbulohen dhe renditen 10 sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave, shumë befasi në listë

Ndërkombëtare
Kompletohen grupet e Euro 2024 pas kualifikimit të tri kombëtareve të fundit

Kompletohen grupet e Euro 2024 pas kualifikimit të tri kombëtareve të fundit

Përfaqësueset
Philipp Lahm parashikon se kush do ta fitojë Euro 2024 - kërkon një befasi të madhe

Philipp Lahm parashikon se kush do ta fitojë Euro 2024 - kërkon një befasi të madhe

Përfaqësueset
Kalo në kategori