LAJMI I FUNDIT:

Trajneri i Lazios, Maurizio Sarri me fjalë të mëdha për Ermal Krasniqin: Duket që është edhe për kundërshtarë të mëdhenj

Trajneri i Lazios, Maurizio Sarri me fjalë të mëdha për Ermal Krasniqin: Duket që është edhe për kundërshtarë të mëdhenj

Ermal Krasniqi, që po luan me sukses te Cluj, ka tërhequr vëmendjen edhe të trajnerit të njohur italian, Maurizio Sarrit që drejton Lazion.

Reklama

Lazio dhe Cluj do të takohen të enjten nga ora 21:00 në “Stadio Olimpico” të Romës, në ndeshjen play-off të Ligës së Konferencës.

Trajneri i Lazios, Maurizio Sarri, e ka vlerësuar lart Krasniqin, i cili pritet t’i prijë sulmit të Clujit ndaj ekipit italian.

“Në garat evropiane nuk ka ndeshje të lehta, pavarësisht kundërshtarit. Cluji është një ekip që duhet ta respektojmë dhe të tregohemi të kujdesshëm ndaj tij. I kam shikuar disa prej ndeshjeve të fundit të Clujit dhe mund të them se bëhet fjalë për një ekip të kompletuar në çdo aspekt, sidomos i fortë në lojën prej krahëve”.

“Ai vlen tani 5 milionë euro” – ish futbollisti dhe politikani rumun flet fjalë të mëdha për Ermal Krasniqin   
Lexo po ashtu “Ai vlen tani 5 milionë euro” – ish futbollisti dhe politikani rumun flet fjalë të mëdha për Ermal Krasniqin   

“Cluji ka në radhët e veta dy apo tre lojtarë të nivelit të lartë, përfshirë edhe Krasniqin. Ai është një lojtar shumë i fortë që luan në krahun e majtë dhe i cili është gati për ndeshje dhe kundërshtar të mëdhenj”, ka thënë Sarri në konferencë për shtyp.

Krasniqi do të debutojë me Clujin në garat evropian, ndërsa këtë sezon ai ka luajtur në Ligën e Konferencës, por me fanellën e Ballkanit ku në pesë ndeshje të fazës së grupeve me Ballkanin, ka shënuar dy gola dhe ka bërë një asistim.

Cluj e ka ofruar Ermal Krasniqin nga Ballkani për 300 mijë euro./Telegrafi/


Në trend Sport

Më shumë
La Liga më në fund miraton planin e qëndrueshmërisë, Barcelona tani ka drejt rinovimesh dhe transferimesh

La Liga më në fund miraton planin e qëndrueshmërisë, Barcelona tani ka drejt rinovimesh dhe transferimesh

La Liga
‘Largohem me shije të hidhur’ – Di Maria konfirmon mosvazhdimin e kontratës me Juventusin

‘Largohem me shije të hidhur’ – Di Maria konfirmon mosvazhdimin e kontratës me Juventusin

Serie A
Shkarkimi i Maldinit ndryshon objektivat e transferimeve të Milanit

Shkarkimi i Maldinit ndryshon objektivat e transferimeve të Milanit

Serie A
“Një ditë shumë e vështirë për mua, ndjenjë trishtimi tek të gjithë”, Florentino Perez me super fjalim në lamtumirën e Benzemas

“Një ditë shumë e vështirë për mua, ndjenjë trishtimi tek të gjithë”, Florentino Perez me super fjalim në lamtumirën e Benzemas

La Liga
Yjet e Milanit janë tërbuar pas shkarkimit të Maldinit ndaj drejtuesit

Yjet e Milanit janë tërbuar pas shkarkimit të Maldinit ndaj drejtuesit

Serie A
Real Madridi e ka gjetur zëvendësuesin e Benzemas ndërsa punojnë në marrëveshjen sensacionale

Real Madridi e ka gjetur zëvendësuesin e Benzemas ndërsa punojnë në marrëveshjen sensacionale

La Liga
Kalo në kategori