LAJMI I FUNDIT:

Trajneri i ardhshëm i Barcelonës: Krahasimet për katër kandidatë që duan të ulen në stol

Trajneri i ardhshëm i Barcelonës: Krahasimet për katër kandidatë që duan të ulen në stol

Lista e pasardhësve të mundshëm të Xavi të Barcelonës është pak a shumë e qartë – dhe tashmë janë shqyrtuar aftësitë e disa nga kandidatëve kryesorë për të marrë drejtimin.

Emra si Roberto De Zerbi, Hani Flick, Imanol Alguacil dhe Sergio Conceicao janë emrat që preferohen nga Joan Laporta.


Më poshtë e gjeni analizën për secilin nga kandidatët.

Përputhshmëria e stilit

Kjo është ajo për të cilën thuhet se Barça e vlerëson më shumë Roberto De Zerbin. Me italianin portieri luan ‘si një mesfushor’ duke manovruar me topin. Askush nuk i afrohet Pep Guardiolas m stilin e lojës më mirë se sa italiani. 44-vjeçari ka të bëjë pikërisht me ADN-në e Barçës.

Hansi Flick dhe Imanol Alguacil po ashtu përshtaten me katalanasit: pasi ata e duan kundër presingun, mbajtjen e topit dhe krijimin e sa më shumë rasteve.

Stili i lojës së Sergio Conceicao duket shumë i drejtpërdrejtë për Blaugranat, megjithëse ai mund të përshtatet me nevojat e klubit.

Trofetë e fituar 

Imanol Alguacil dhe Sergio Conceicao kanë bërë punën më të mirë nga katër trajnerët në listë deri më tani: ata kanë shijuar suksesin vendas dhe ndërkombëtar, duke fituar trofe dhe duke avancuar në fazat e fundit të garave evropiane.

Ndërsa Hansi Flick adhurohet gjerësisht për sezonin e tij fitues të gjashtë trofeve me Bayern Munich, suksesi i tij nuk zgjati shumë dhe ai nuk bëri aspak përshtypje me ekipin kombëtar të Gjermanisë.

Roberto De Zerbi ka bërë mirë në nivelin e tij, duke nxitur gjërat me skuadrat mesatare në Evropë dhe duke e çuar Brighton drejt Ligës së Evropës.

Fleksibiliteti

Menaxheri më i adaptueshëm nga të katër është Imanol Alguacil i cili eksperimenton vazhdimisht me formacionet e tij në varësi të asaj se si ndryshon lista e lojtarëve që ka në duispozicion.

Roberto De Zerbi dhe Sergio Conceicao janë gjithashtu të etur për t’u përshtatur kur nevojitet, megjithëse kanë formacione dhe plane lojërash pak a shumë të qëndrueshme.

Hansi Flick zakonisht mbështetet në formacionin e tij 4-2-3-1 që i ka sjellë atij suksesin më të madh.

Besimi tek të rinjtë

Ky është kriteri me të cilin dallohet lehtësisht Roberto De Zerbi. Brighton ka një moshë mesatare relativisht të ulët (25.7) dhe italiani ka përdorur 11 lojtarë nën-21 vjet këtë sezon.

Tre trajnerët kanë përzierje të rinisë dhe përvojës.

Disponueshmëria

Hansi Flick tashmë është në dispozicion falas, ndërsa Sergio Conceicao do të largohet nga Porto në fund të sezonit.

Gjërat janë shumë më të komplikuara me dy trajnerët e tjerë: Imanol Alguacil e ka bërë të qartë se ai respekton marrëveshjen e tij aktuale me Real Sociedad, ndërsa Roberto De Zerbi ka një klauzolë lirimi prej 10-15 milionë euro.

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Shok për favoritin e Ligës së Konferencës - shënohen 11 gola në dy ndeshjet gjysmëfinale

Shok për favoritin e Ligës së Konferencës - shënohen 11 gola në dy ndeshjet gjysmëfinale

Ligat tjera
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori