LAJMI I FUNDIT:

Tragjedia me dhjetëra të vdekur, pamje që thuhet se u bënë pak para rrëzimit të aeroplanit në Nepal dhe u publikuan në Facebook Live nga një pasagjer

Tragjedia me dhjetëra të vdekur, pamje që thuhet se u bënë pak para rrëzimit të aeroplanit në Nepal dhe u publikuan në Facebook Live nga një pasagjer

Momentet e fundit të një aeroplani në Nepal, i cili u rrëzua në tokë, duke vrarë të paktën 68 persona në bord, duket se janë transmetuar në Facebook Live nga një prej pasagjerëve të tij.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, videoja duket se tregon brendësinë e aeroplanit disa momente përpara katastrofës, e cila ndodhi teksa aeroplani zbriste në aeroportin e sapohapur në qytetin e Pokhara.


Pamjet, të cilat supozohet se janë marrë nga një indian i quajtur Sonu Jaiswal, tregojnë pasagjerët duke buzëqeshur ndërsa aeroplani fluturon mbi shtëpi.

Logoja e Yeti Airlines është e dukshme mbi shpatullën e z. Jaiswal dhe një reklamë sigurimesh nepaleze mund të shihet në tabakanë e linjës ajrore.

Dhe videoja vazhdon, përpara se kamera të fillojë papritur të dridhet dhe pasagjerët të dëgjohen duke bërtitur.

Vërtetësia e pamjeve nuk është konfirmuar në mënyrë të pavarur nga MailOnline, megjithëse Times of India thotë se ka folur me kushëririn e Jaiswal, i cili konfirmoi se 29-vjeçari ishte në aeroplan.

Përplasja përfshiu një aeroplan ATR 72 me dy motorë të drejtuar nga Yeti Airlines, i cili kishte kryer një fluturim gjysmë ore nga kryeqyteti Nepalian Katmandu në Pokhara.

Në bordin e aeroplanit ndodheshin 72 persona, ku përfshiheshin 15 të huaj, dhe të paktën 68 dihet se kanë vdekur pasi ai u rrëzua në një grykë pranë aeroportit të ri të qytetit.

Autoriteti i Aviacionit Civil të Nepalit tha se ende nuk dihet se çfarë e shkaktoi katastrofën. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
Shtatë të vdekur nga sulmi me dronë ukrainas në Belgorod të Rusisë

Shtatë të vdekur nga sulmi me dronë ukrainas në Belgorod të Rusisë

Botë
Biden do ta telefonojë Netanyahun - a do të ndryshojë mendim kryeministri izraelit për një ofensivë në Rafah?

Biden do ta telefonojë Netanyahun - a do të ndryshojë mendim kryeministri izraelit për një ofensivë në Rafah?

Botë
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
Jordania paralajmëron për

Jordania paralajmëron për "masakër" nëse nuk parandalohet sulmi izraelit në Rafah

Botë
Dy vëllezër australianë dhe një turist amerikan që ishin zhdukur, janë vrarë nga hajnat që trupat e tyre i kishin hedhur në një bunar në Meksikë

Dy vëllezër australianë dhe një turist amerikan që ishin zhdukur, janë vrarë nga hajnat që trupat e tyre i kishin hedhur në një bunar në Meksikë

Amerika
Kalo në kategori