LAJMI I FUNDIT:

Tragjedi në Shën Petersburg: Autobusi ra në lumë, të paktën tre të vdekur

Tragjedi në Shën Petersburg: Autobusi ra në lumë, të paktën tre të vdekur

Të paktën tre persona humbën jetën pasi një autobus ra nga ura në lumin Mojka në Shën Petersburg.

Gjashtë persona të tjerë u shtruan në spital shkaku i lëndimeve, raportojnë mediat e huaja.


Agjencitë ruse bëjnë të ditur se operacioni i shpëtimit në vendin e aksidentit tashmë ka përfunduar, ndërsa shoferi është ndaluar.

Sipas të dhënave paraprake, në momentin e aksidentit në automjet ndodheshin rreth 20 persona.

Pamjet e publikuara nga autoritetet lokale tregojnë autobusin duke u rrotulluar në mënyrë të egër përpara se të përplaset me një parmak të urës.

Operacionet e kërkim-shpëtimit kanë përfunduar. Në to morën pjesë gati 70 persona dhe 18 pajisje.

Prokuroria e Shën Petersburgut mori përsipër hetimin për rrethanat e aksidentit. /Telegrafi/