Tovërlani: Ku të shkoj, do të dal kampion

Trajneri i njohur kosovar ka thënë se skuadrën që ta drejtojë, do ta shpall kampione. “Një gjë e di. Atë skuadër që do ta drejtojë do ta shpall kampione”, ka deklaruar ish-trajneri i Prishtinës, Trepçës ’89 e Hysit, Afrim Tovërlani.
Në pyetjen se a është në kontakt me ndonjë skuadër, Tovërlani deklaroi: “Jo, momentalisht nuk jam në biseda me asnjë klub. Por kjo nuk do të thotë se nuk do të nis negociatat me ndonjë ekip”.
Tovërlani është një ndër trajnerët me të suksesshëm kosovarë. Ai ka arritur që ta shpall plot tri herë kampione skuadrën e Prishtinës, ekip me të cilin i ka fituar të gjithë trofetë e mundshëm në futbollin kosovar. Ia ka parë hairin edhe Trepça ’89, të cilën e riktheu vite më parë në rangun elitë, kurse te Hysi nuk qëndroi kohë të gjatë. Sukseset, madje edhe ndërkombëtare, nuk i mungojnë as me grupmoshat e reja të skuadrës së Prishtinës. /Telegrafi/






















































