Tovërlani-Bunjakut: Ti ke qenë vetëm përkthyes

Tovërlani, i cili Bunjakin e quan përkthyes, thotë se mund t’ia bëjë qejfin dhe të japë vetëm fjalë pozitive, por nuk ia lejon profesionalizmi.
“Po betohem që nuk kam asgjë as ndaj Albertit as ndaj askujt. Mirëpo, nëse e kënaqë Albertin duke thënë se Kosova ka qenë fantastike, unë do të them vazhdimisht kështu. Por, duhet kujtuar se para disa vitesh, Kosova e përbërë me pjesën dërmuese të lojtarëve nga Superliga jonë, e kishte mposhtur ish-kampionin e Azisë, Arabinë Saudite që bën pjesë në të njëjtin kontinent me Omanin. Prandaj, nuk duhet harruar as kjo”, u shpreh Tovërlani të enjten për ‘Sport Plus’.
Ai shton se Bunjaki nuk ka qenë asnjëherë trajner. “Albert, ti ke qenë vetëm përkthyes, kurrë s’ke qenë trajner. Ndoshta kjo ka ndikuar që ti po sheh gjithçka mirë, pa i mohuar vështirësitë e mëdha që i ke, por nuk është ashtu”, tha Tovërlani, i cili jep edhe një fakt. “Albert, para dy-tri ditësh, Islanda me 300 mijë banorë e ka rehatuar Turqinë 3:0, ndërsa kjo Turqi ty të pati mposhtur 6:1”, i drejtohet përzgjedhësit, Tovërlani. /Telegrafi/



















































