LAJMI I FUNDIT:

Totti: Dybala – Lukaku janë dyshe më e mirë se Lautaro-Thuram

Totti: Dybala – Lukaku janë dyshe më e mirë se Lautaro-Thuram

Francesco Totti është një nga futbollistët më të mirë në histori të futbollit italian.

Legjenda e Romës edhe pas pensionimit shpesh herë jep deklarata interesante për futbollin dhe sidomos ish-skuadrën e tij Romën.


Kapiteni legjendar i Romës ka vlerësuar punën e madhe të Jose Mourinhos te verdhekuqtë, teksa ka thënë se portugezi duhet të qëndrojë në Olimpico.

“Mourinho është një nga më të mëdhenjtë në botë, statistikisht së bashku me Ancelottin, ai është trajneri që ka fituar më shumë trofe”.

“Në dy vite ai preku dy finale evropiane, ndërsa fitoi Ligën e Konferencës, gjë që në historinë e këtij klubi nuk ishin arritur kurrë dy finale radhazi në 25 vitet e fundit”.

“Si tifoz i Romës do ta falenderoj për jetë. Për mendimin tim trajnerët e mëdhenj duhet të qëndrojnë në skuadra të mëdha. Mourinho duhet të qëndrojë te Roma”, tha Totti.

Tutje ish-numri 10 i Romës tha se vlerëson më shumë dyshen Paulo Dybala – Romelu Lukaku se sa ajo e Interit, Lautaro Martinez – Marcus Thuram.

“Dybala është pikëmbështetja e skuadrës është ai që luan lojën. Së bashku me forcën e Lukakut, del një binom i mirë, që të gjithë do ta dëshironin në Serie A”.

“Mes tyre dhe Lautaro-Thuram unë zgjedh Dybala-Lukaku, për mua është çifti perfekt dhe shpresojmë që ata të na e tregojnë këtë gjë sa më shpejt. Për Dybala-n varet nga problemet fizike, Lukaku nga ana tjetër është gjithmonë gati”, tha Totti. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Boks
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Premier League
Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Premier League
Klubi i ka 2,2 milionë euro borxh, ylli i Kosovës tregon si e ndërpreu kontratën falë FIFA-s

Klubi i ka 2,2 milionë euro borxh, ylli i Kosovës tregon si e ndërpreu kontratën falë FIFA-s

Ndërkombëtare
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Tuchel e ka analizuar Real Madridin në detaje – por zbulon një shqetësim të madh para ndeshjes

Tuchel e ka analizuar Real Madridin në detaje – por zbulon një shqetësim të madh para ndeshjes

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori