LAJMI I FUNDIT:

Tottenhami me ofertë bindëse për Martialin

Tottenhami me ofertë bindëse për Martialin

Tottenham Hotspur është duke tentuar që të transferojë Anthony Martialin nga Manchester Unitedi.

Sulmuesi francez pritet që të largohet në këtë verë nga Djajtë e Kuq, pasi Ole Gunnar Solskjaer nuk llogaritë më në shërbimet e tij.

Sipas asaj që raporton Daily Start, Spurs kanë ofruar afro 60 milionë euro për kartonin e Martialit.

Francezi nuk e ka më vendin e sigurt te Unitedi, pas transferimit të Jadon Sanchos nga Borussia Dortmundi.

Kështu, skuadra angleze është e gatshme që të shesë Martialin, derisa pret oferta në këtë verë për lojtarin.

Tottenhami mund të transferojë francezin në këtë shumë të ofruar, por mbetet të vendos lojtarin për të ardhmen e tij. /Telegrafi/