LAJMI I FUNDIT:

Tottenhami monitoron talentet e Ajaxit, Kluivertin e ri dhe Van de Beek  

Tottenhami monitoron talentet e Ajaxit, Kluivertin e ri dhe Van de Beek  

Tottenham Hotspur po vazhdon të ndjek nga afër talentet e Ajaxit, ku njëri nga ta është sulmuesi i talentuar Justin Kluivert dhe talenti tjetër Donny van de Beek, raporton Sky Sports News.

Klubi anglez e ka pjesë të politikës së tyre rekrutimin e talenteve dhe fokusohet në zbulimin e një numri të madh të tyre në klube të veçanta që janë të njohur për prodhimin e tyre, duke përfshirë Ajaxin në Holandë, Bayer Leverkusenin dhe Hoffenheim në Gjermani dhe Monacon në Francë.


Tottenham ka pasur sukses të konsiderueshëm me talentet e blerë nga gjiganti holandez, pasi në të kalurën kanë transferuar lojtarë që janë bërë yje si Christian Eriksen e Jan Vertonghen, dhe së fundmi qendërmbrojtësin Davindon Sanchez.

Televizioni holandez zbulon bisedën mes Mourinhos dhe Kluivertit, portugezi e quajti “i veçantë” dhe i premtoi transferimin te Unitedi
Lexo po ashtu Televizioni holandez zbulon bisedën mes Mourinhos dhe Kluivertit, portugezi e quajti “i veçantë” dhe i premtoi transferimin te Unitedi

Përveç kësaj, Sanchez tashmë është duke u konsideruar si një sukses brenda klubit, duke zënë vend titullari menjëherë në ekip dhe ka filluar çdo ndeshje në Ligën e Kampionëve dhe Ligën Premier që nga debutimi i tij ndaj Burnleyt në muajin gusht.

Megjithë fillimin e shkëlqyer të sezonit, Tottenham ende po konsideron nënshkrimin e një mesfushor të ri qendror në janar, me Ross Barkley të Evertonit në mesin e objektivave të tyre pas interesimit në verë.

Mesfushori i talentuar, Van de Beek

Edhe lojtari i Ajaxit Van de Beek ka qenë mbresëlënës në mesfushë të Ajaxit këtë sezon me vetëm 20 vjeç, duke shënuar një herë dhe duke asistuar një herë, dhe statistikisht, ai ka qenë ndër lojtarët më të mirë të ekipit deri më tani.

Tre gjigantë evropianë pas talentit të Ajaxit, De Beek
Lexo po ashtu Tre gjigantë evropianë pas talentit të Ajaxit, De Beek

Sulmuesi Kluivert, djali 18-vjeçar i ish-sulmuesit të Holandës dhe të Barcelonës Patrick, është shikuar nga Spurs për një kohë të gjatë, ashtu sikurse sulmuesi Wilfried Zaha në vitin 2016.

Muaji janar pritet të jetë i nxehtë për nën-kampionin anglez, të cilët duan të sjellin së paku një talent të madh në ekipin e tyre. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Rio Ferdinand tregon haptas lojtarin i cili duhet të largohet nga Manchester United

Rio Ferdinand tregon haptas lojtarin i cili duhet të largohet nga Manchester United

Premier League
Guardiola u ‘rrëmbye’ nga lotët pas fjalëve që Kloppi i tha për të në ditën e fundit në Angli

Guardiola u ‘rrëmbye’ nga lotët pas fjalëve që Kloppi i tha për të në ditën e fundit në Angli

Premier League
Carlo Ancelotti ka marrë vendimin e madh për finalen e Ligës së Kampionëve

Carlo Ancelotti ka marrë vendimin e madh për finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Boks
Ish-bashkëlojtari paralajmëron ashpër Mbappen për ambientin tek Real Madridi

Ish-bashkëlojtari paralajmëron ashpër Mbappen për ambientin tek Real Madridi

Ndërkombëtare
Zbulohet mesazhi që Guardiola i ka çuar Rio Ferdinandit pasi fitoi titullin e katërt radhazi

Zbulohet mesazhi që Guardiola i ka çuar Rio Ferdinandit pasi fitoi titullin e katërt radhazi

Premier League
Kalo në kategori