LAJMI I FUNDIT:

Toperich: Kriza e tanishme e Maqedonisë nuk ëshë nga ato të ”shkaktuara nga jashtë”

Toperich: Kriza e tanishme e Maqedonisë nuk ëshë nga ato të ”shkaktuara nga jashtë”

Në një shkrim për portalin ”The Huffington Post”, bashkëpunëtori i lartë i Qendrës për marrëdhënie transatlantike në Shkollën për Studime të Avancuara-John Hopkins, Sasha Toperich, thotë se kriza e tanishme e Maqedonisë nuk ëshë nga ato të ”shkaktuara nga jashtë”, por para se gjithash janë për shkak të rrjetit të politikanëve të korruptuar në pozicione të larta, të cilët frigohen se drejtësija do t’i kapë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Sipas Toperich, politikanët në Ballkan janë të njohur për manipulim me publikun, me ”teoritë e konspiracionit”. Ai thotë se luajtja me kartën e ”konspiracionit ndërkombëtarë”, bashkë me etno-politikën dominuese në një shoqëri shumëetnike dhe shumëkulturore të Maqedonisë, është mundësia më e mirë për t’u tërhequr vëmendja nga ky skandal, ku janë përfshirë disa figura të fortë politike.


Edhe Sasha Toperich thotë se kryetari Ivanov duhet ta tërheqë vendimin e tij për falje dhe ta lejojë sistemin e drejtësisë së vendit që ta kryej punën e tij. Më tej, në analizën e tij, thuhet se në rajonin e Ballkanit, është duke i ardhur fundi fshehjes së korrupsionit politik dhe teorive konspirative që e manipulojnë masën, duke shtuar se forcat që janë të gatshme që të luftojnë kundër kancerit të vjetër dhe t’u prijnë kombeve drejt sundimit të ligjit, si një kusht për përparim./Telegrafi/