LAJMI I FUNDIT:

Top rregullat e Elon Musk për një jetë të suksesshme

Top rregullat e Elon Musk për një jetë të suksesshme

Me një pasuri miliardëshe, Elon Musk ka krijuar biznese jetë-ndryshuese si PayPal, Tesla, SpaceX, etj.

Telegrafi më poshtë ju sjell top rregullat e tij për një jetë të suksesshme.


Rregulli nr. 1 – Mos hiqni dorë
Unë asnjëherë nuk heqi dorë. Duhet të jem i vdekur ose plotësisht i paaftë për ta bërë këtë” – ka rrëfyer Elon Musk.

Rregulli nr. 2 – Bëni çfarë ju pëlqen të bëni
Është e rëndësishme t’ju pëlqen puna që e bëni. Çfarëdo fushe që jeni, gjithmonë duhet ta dini se jeni më i miri. Por, keni parasysh se edhe nëse jeni më të mirët në punën që e bëni, gjithmonë ka shanse për të dështuar – e rëndësishmja është ta pëlqeni punën që e bëni.

Rregulli nr. 3 – Merrni vendime të rrezikshme
Koha më e mirë për të marrë vendime të rrezikshme është kur jeni në universitet, kur nuk keni fëmijë, andaj edhe s’keni shumë përgjegjësi. Kur bëni familje, ju keni shumë obligime dhe përgjegjësi, andaj do ta keni të vështirë të merrni vendime të rrezikshme. Si student, tani është koha të merrni vendime të tilla – bëni diçka për të cilën nuk pendoheni në jetë.

Rregulli nr. 4 – Rrethojeni veten me persona që zgjidhin probleme
Shumë lehtë mund ta identifikoni një person që i zgjidhë problemet dhe, kur ta bëni këtë, rrethojeni veten vetëm me persona të tillë sepse ju ndihmojnë të zhvilloheni personalisht dhe profesionalisht.

Rregulli nr. 5 – Punoni shumë
Duhet të punoni shumë. Kur Elon Musk me vëllanë e kishin filluar kompaninë e parë, në vend se të blinin apartament, ata kishin marrë me qira një zyre të vogël dhe kishin fjetur në divan. Atëkohë, që të dy ata ishin duke programuar shtatë net të javës dhe nuk pushonin fare. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Gjëja e parë që shihni në foto zbulon të vërtetën për ju: Deri tani testi më i saktë i personalitetit

Gjëja e parë që shihni në foto zbulon të vërtetën për ju: Deri tani testi më i saktë i personalitetit

Lifestyle
Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

A e dini se...
Pesë trendet retro të mobilimit që do të jenë më të pëlqyerat e vitit

Pesë trendet retro të mobilimit që do të jenë më të pëlqyerat e vitit

Rregullimi i shtëpisë
Burri hasi në një gur varri me një kod QR - kur e skanoi nuk mund ta imagjinonte se çfarë pa

Burri hasi në një gur varri me një kod QR - kur e skanoi nuk mund ta imagjinonte se çfarë pa

A e dini se...
Është koha për të mbjellë dredhëza në vazo: Ndiqni këto rregulla

Është koha për të mbjellë dredhëza në vazo: Ndiqni këto rregulla

Kopshtaria
10 kuriozitete mbi macet, që ndoshta nuk i dinit

10 kuriozitete mbi macet, që ndoshta nuk i dinit

A e dini se...
Kalo në kategori