LAJMI I FUNDIT:

Top 10 blerjet më të bujshme të Barcelonës – De Jong futet në mesin e yjeve si Ibrahimovic, Suarez e Neymar   

Top 10 blerjet më të bujshme të Barcelonës – De Jong futet në mesin e yjeve si Ibrahimovic, Suarez e Neymar   

Barcelona ka qenë prej kohësh një klub që i beson talenteve që vijnë nga akademisë e tyre e famshme La Masia.

Disa nga lojtarët më të mëdhenj të klubit kanë dalë nga ekipi i të rinjve, si Leo Messi, Xavi Hernandez, Andres Iniesta dhe Carles Puyol.

Megjithatë, në vitet e fundit, kjo filozofi ka ndryshuar disi, ku janë blerë një numër i madh i lojtarëve.

Ramsey te Juve, Sanches te PSG, Paredes te Chelsea dhe shtatë transferimet e mundshme që mund të zyrtarizohen para mbylljes së afatit kalimtar të janarit
Lexo po ashtu Ramsey te Juve, Sanches te PSG, Paredes te Chelsea dhe shtatë transferimet e mundshme që mund të zyrtarizohen para mbylljes së afatit kalimtar të janarit

Më i fundit i bashkuar është Frenkie de Jong nga Ajax , i cili do të shkojë te Barcelona në verë për një marrëveshje në vlerë 86 milionë euro.

Marca ia hedh një vështrim yjeve të ardhura në dhjetë vitet e fundit, lojtarë që bën bujë kur u transferuan te Barcelona.

Frenkie de Jong

Nënshkrimi i fundit i madh për klubin. Ai do të paraqitet në Camp Nou verën e ardhshme.

Holandezi kushtoi 75 milionë euro, të cilat mund të rriteshin edhe me 11 milionë euro tjera bonuse.

Ai kishte oferta nga gjysma e Evropës, por ka vendosur të luajë së bashku me Lionel Messin.

Phillipe Coutinho

Ai u prit me entuziazëm, si pjesë e planit për të zëvendësuar Neymarin dhe për të kompensuar rënien nga largimi i Andres Iniestas.

Klubi pagoi 120 milionë euro te Liverpooli një vit më parë.

Për momentin, blerja, më e shtrenjtë e bërë ndonjëherë nga klubi katalanas, nuk po u përmbahet pritjeve për të.

Ousmane Dembele

Ishte hapi i parë që Barcelona mori për të mbushur boshllëkun e lënë nga Neymar.

Mbrojtësi francez u largua nga Borussia Dortmund për 105 milionë euro për t’u bashkuar me Barcelonën.

Viti i tij i dytë ka qenë më i mirë se i pari.

Ai është golashënuesi i tretë i ekipit këtë sezon, pas Messi dhe Luis Suarez.

Neymar Jr

Lojtari që shkaktoi shumë zhurmë ku erdhi, por nënshkrimi me Neymarin u pëlqeu shumë tifozëve të Barcelonës.

Në vitin 2013, ai u ndoq nga e gjithë elita e Evropës, por ishte klubi katalanas që fitoi garën.

Shpërthimi i madh ndodhi në sezonin e dytë, kur u themeluar treshja MSN.

Luis Suarez

Pas dy përvojave të pakënaqshme me Zlatan Ibrahimovic dhe Samuel Eto’o, Messi më në fund gjeti partnerin e përsosur, që ishte Suarez.

Uruguai erdhi i dënuar nga FIFA-s, pasi kafshoi Giorgio Chiellinin në Kupën e Botës.

Si rezultat i kësaj, ai nuk debutoi te Barcelona deri në fund të tetorit.

Ai mbetet një lojtar kyç edhe pse në moshën 32 vjeçare.

Cesc Fabregas

Erdhi nga Liga Premier edhe pse ishte rritur te La Masia. Ai u bashkua me shokët e fëmijërisë Messin dhe Gerard Piquen.

Çdo gjë dukej e përsosur dhe dukej një lëvizje e ëndrrës, por pritjet nuk u përmbushën kurrë.

Ai u kthye në Angli në vitin 2014.

David Villa

Para se ta largonin Ibrahimovicin të bashkohet me Milanin, Sandro Rosell arriti të nënshkruajë me spanjollin David Villa.

Ai shënoi gola vendimtar me Barcelonën.

Shënoi dy herë në fitoren 5-0 ndaj Madridit dhe në finalen e Ligës së Kampionëve në Wembley.

Zlatan Ibrahimovic

Camp Nou u mbush për të mirëpritur yllin e futbolli dhe pati edhe pushtim të fushës kur ai shkoi te Barcelona në vitin 2009.

Suedezi kishte luajtur me Ajaxin, Juventusin dhe Interin. Ai erdhi në vend të Eto’os.

Cilësia e ‘Ibras’ nuk ishte kurrë në dyshim. Megjithatë, problemi ishte kuptimi i tij me Messin.

Dani Alves

Brazili u kthye në njërin prej mbrojtësve të djathtë më të mirë në botë.

Ai luajti me të gjithë trajnerët.

Pas Messit, ai është i huaji me më së shumti paraqitje në historinë e klubit.

Thierry Henry

Francezi, një kampion botëror dhe evropian, kaloi disa vite te Barcelona.

Ata madje arritën të fitojnë Ligën e Kampionëve në vitin 2006, përballë tij.

Henry luajti për Blaugranat për tre sezone dhe më e mira e tij ishte pa dyshim e dyta pasi ai ishte i dobishëm kur u fituan tre tituj në vitin 2009. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

Përfaqësuesja e Kosovës
Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Ndërkombëtare
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga

"Unë thjesht dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
Greenwood mund të largohet nga Man Utd për t'u bashkuar me ekipet rivale nga Liga Premier

Greenwood mund të largohet nga Man Utd për t'u bashkuar me ekipet rivale nga Liga Premier

Premier League
I thjeshti, i vështiri, ideali dhe i brendshmi – katër opsionet e Barcelonës për trajnerin e ri

I thjeshti, i vështiri, ideali dhe i brendshmi – katër opsionet e Barcelonës për trajnerin e ri

La Liga
Kalo në kategori