LAJMI I FUNDIT:

Tonali dënohet zyrtarisht me 10 muaj mos lojë shkaku i vënies së basteve

Tonali dënohet zyrtarisht me 10 muaj mos lojë shkaku i vënies së basteve

Presidenti i Federatës Italiane të Futbollit (FIGC), Gabriele Gravina ka konfirmuar se Sandro Tonali do të përjashtohet për 10 muaj dhe do të duhet të ndjekë një program rehabilitimi për tetë muaj të tjerë.

Gravina foli me gazetarët pas një takimi në CONI në Romë gjatë ditës së sotme (e enjte), duke konfirmuar dënimin për Tonalin.


“Prokurori i FIGC-së dhe Tonali kanë arritur një marrëveshje të cilën unë e kam miratuar tashmë. Marrëveshja konsiston në një ndalim 10-mujor plus tetë muaj aktivitete rehabilitimi dhe të paktën 16 paraqitje publike”, ka thënë Gravina për Sky Sport Italia.

Ish-mesfushori i Milanit ka rrëfyer në deponimin e tij, dhënë javën e kaluar autoriteteve në një takim që zgjati gati tre orë, se kishte vënë baste për ndeshjet e futbollit.

Rrëfimi tronditës i Sandro Tonalit: Kam vënë bast edhe për ndeshjet e Milanit
Lexo po ashtu Rrëfimi tronditës i Sandro Tonalit: Kam vënë bast edhe për ndeshjet e Milanit

Kjo përfshinte lojëra që përfshinin Milanin, skuadrën e tij në atë kohë, por pasi ai vuri bast që ata të fitonin, ai nuk u hetua për trukim të mundshëm ndeshjesh.

Është kundër rregullave që të gjithë lojtarët të vënë baste në çdo ngjarje sportive, por lojërat që përfshijnë ekipet e tyre kërkojnë dënim shumë më të ashpër.

“Rregullat parashikojnë një ndalim për disa vite, por mund të ketë një marrëveshje për pranimin e fajësisë dhe rrethana lehtësuese. Djemtë bashkëpunuan mbi dhe përtej pritshmërive, kështu që ne do të vazhdojmë të ndjekim rregullat që kishim miratuar”, përfundoi i pari i FIGC-së.

Fagioli zbulon se Tonali ia dha aplikacionin e paligjshëm të basteve, tregon edhe për borxhet e mëdha dhe paratë e huazuara nga bashkëlojtarët
Lexo po ashtu Fagioli zbulon se Tonali ia dha aplikacionin e paligjshëm të basteve, tregon edhe për borxhet e mëdha dhe paratë e huazuara nga bashkëlojtarët

Mesfushori i Juventusit, Nicolo Fagioli, u dënua me shtatë muaj, fillimisht 12, por pesë muaj u ndryshuan në këmbim të trajtimit të varësisë nga bixhozi dhe për të bërë të paktën 10 paraqitje publike për të dekurajuar të tjerët që të bien në të njëjtin grackë.

Fagioli gjithashtu iu dorëzua autoriteteve përpara se të ishte nën hetim dhe nuk vuri baste për Juventusin, të gjitha këto ndihmuan në uljen e kohëzgjatjes së ndalimit.

Tonali ka nisur edhe trajtimin për varësinë nga bixhozi. FIGC pritet të konfirmojë ndalimin e Tonalit me një deklaratë zyrtare gjatë ditës së sotme. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë

Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë

Liga e Kampionëve
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit

Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit

Liga e Kampionëve
Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real

Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real

Liga e Kampionëve
Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes

Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes

Liga e Kampionëve
Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
Arda Güler zbulon pseudonimin e tij tek Real Madridi: Jam i befasuar kur Modric më thërret kështu

Arda Güler zbulon pseudonimin e tij tek Real Madridi: Jam i befasuar kur Modric më thërret kështu

La Liga
Kalo në kategori