LAJMI I FUNDIT:

Titulli i Ligës Premier: Gjithçka përmblidhet në një ditë, një trofe, një ëndërr dhe dy skuadra

Titulli i Ligës Premier: Gjithçka përmblidhet në një ditë, një trofe, një ëndërr dhe dy skuadra
Jurgen Klopp, Pep Guardiola (Foto: Clive Brunskill/Getty Images/Guliver)

Dita e diel (12 maj 2019) shënon javën e fundit të sezonit 2018/2019 në Ligën Premier, në të cilën do të vendoset titulli i kampionit të Anglisë.

Dy skuadra, Manchester City dhe Liverpooli, janë në garë për ta ngritur trofeun, me mundësi reale, porse rastin për të festuar do të ketë vetëm njëri ekip.


Jurgen Klopp dhe Pep Guardiola (Foto: Clive Brunskill/Getty Images/Guliver)

Ky do të ishte titulli i dytë radhazi për të përzgjedhurit e Pep Guardiolas, ndërsa për lojtarët e Jurgen Klopp, do të ishte suksesi i parë pas 29 vitesh.

Të gjitha lajmet nga Premier League
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Premier League

Të dyja këto klube e meritojnë, mirëpo mund të jetë vetëm një fitues. Pas 37 javësh, City ka arkëtuar 95 pikë, kurse Liverpooli 94 sosh.

Kjo do të thotë se në rast se kampioni në fuqi e fiton ndeshjen në udhëtim kundër Brighton & Hove Albion, atëherë do të shpallet kampion i Anglisë pavarësisht rezultatit në sfidën e Redsave.

Nga ana tjetër, që Liverpooli të shpallet kampion, duhet të fitojë kundër Wolverhampton Wanderers në Anfield dhe të shpresojë që City barazon ose humb ndaj Brightonit.

Nuk ka dyshim se kjo është një prej garave më të ngushta për titull në histori të Ligës Premier dhe titullin e meriton cilado skuadër fituese. Porse, lëvdatat nuk duhet të mungojnë edhe për ekipin që e humb, duke qenë se ka bërë një garë të madhe. /Telegrafi/