LAJMI I FUNDIT:

Tirana luan ndaj kampionit të Kosovës

Tirana luan ndaj kampionit të Kosovës

Kampioni i shumëfishtë i Shqipërisë, Tirana, pritet që ta zhvillojë një ndeshje miqësore me kampionin në fuqi të Kosovës, Feronikelin.

Ndeshja pritet që të zhvillohet javën e ardhshme në Drenas, ndërsa lajmi është konfirmuar nga trajneri i Feronikelit, Afrim Tovërlani.


“Tirana ka kërkuar që të luajmë një ndeshje miqësore. Takimi pritet të luhet në Drenas”, ka thënë Tovërlani për sovrani.info.

Ndërkohë, Feronikeli të shtunën e zhvilloi një ndeshje miqësore në Durrës me Teutën, takim që e fitoi me rezultat 1-0.