LAJMI I FUNDIT:

Timberlake do të luajë në dramën “Palmer”

Timberlake do të luajë në dramën “Palmer”
Justin Timberlake (Foto: Stuart Franklin/Getty Images/Guliver)

Justin Timberlake ka pranuar një sfidë të re. Ai ka nënshkruar që të jetë pjesë e dramës së re, “Palmer”, xhirimet e të cilës do të fillojnë në vjeshtën e vonshme.

Fisher Stevens është regjisor i filmit të ri, ndërsa producentë janë Charles B. Wessler, John Penotti e Charlie Corwin, si edhe Sidney Kimmel e Daniel Nadler.


Të gjitha lajmet nga Justin Timberlake
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Justin Timberlake

“Palmer”, të cilën e ka shkruar Cheryl Guerriero, flet për një ish-fenomen të fakultetit të futbollit, i cili pas qëndrimit në burg, kthehet në qytetin e lindjes për ta rimëkëmbur jetën e tij.

Justin Timberlake (Foto: Theo Wargo/Getty Images for Songwriters Hall Of Fame/Guliver)

Atje, ai përballet me problemet e mëdha nga e kaluara, si edhe me sfidat e reja pasi afrohet me një djalë, të cilin e ka braktisur nëna.

“Justin dhe Fisher i sjellin perspektivë këtij tregimi emocionues. Është e kohës moderne, si dhe një tregim interesant për rezistencën dhe fuqinë e mirësisë njerëzore”, kanë thënë producentët e filmit. /Telegrafi/