Manchester United është një ndër ekipet me më së shumti tifozë anembanë botës.

Këtu nuk bënë përjashtim as shtetin ynë, ku United ka mijëra fansa anekënd edhe trojeve shqiptare.


Mesin e tyre është edhe Rina Asani, e cila njihet si tfiozja më e flakët e Manchester United.

Madje, Asani ka fituar një fanellë të nënshkruar nga ylli i skuadrës angleze, Ander Herrera.

Ajo e fitoi në saje të një loje të organizuar prej Djajve të Kuq, e cila kishte të bënte me përfundimin e një fjalie, ku shpërblimi ishte një fanellë me nënshkrim të spanjollit.

“Ajo ndjenja kur.....”, ishte fjalia të cilën Unitedi kërkoi nga fansat që ta kompletojnë. Asani e plotësoi këtë fjali me “Ajo ndjenja kur Ander Herrera i përgjigjet mesazhit tënd”.

Unitedi më pas la edhe një mesazh sërish në Twitter duke uruar Asanin, gjersa kjo e fundit shfaqi gëzimin e madh duke thënë se “nuk mund të besojë që e ka fituar fanellën e nënshkruar nga Herrera dhe se është personi më i lumtur në botë”. /Telegrafi/

rineee

telegrafi sport app