eksperti-banner

Modelja dhe influencuesja kroate, Ivana Knoll, e njohur gjerësisht si tifozja më e famshme e Kroacisë, ka bërë të ditur se është gati për Kampionatin Botëror të Futbollit 2026.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, ajo u shfaq me stilin e saj karakteristik të tifozes, e veshur me ngjyrat kuqezi-bardha me kuadrate, simbol i kombëtares kroate. Krahas videos, Ivana dha edhe një mesazh të shkurtër për ndjekësit e saj: “Shihemi në Kampionatin Botëror”.


Me këtë publikim, ajo konfirmoi se edhe këtë vit do të jetë e pranishme në tribuna për të mbështetur kombëtaren kroate gjatë turneut më të madh të futbollit në botë.

Në video, Knoll mban veshur një fanellë me numrin 17 dhe mbiemrin e ish-sulmuesit legjendar kroat, Mario Mandžukić. Duke qenë se fansat e saj janë mësuar ta shohin në ndeshjet më të rëndësishme të Kroacisë, shumë prej tyre e interpretuan postimin si një konfirmim të pjesëmarrjes së saj në Botëror.

Ivana Knoll fitoi famë ndërkombëtare gjatë Kampionatit Botëror në Rusi në vitin 2018, kur fotografitë e saj nga tribunat bënë xhiron e botës. Falë paraqitjeve të veçanta dhe kombinimeve tërheqëse si tifoze, ajo u shndërrua në një nga figurat më të njohura të atij turneu.

Që atëherë, ajo ka vazhduar të ndjekë nga afër kombëtaren kroate në ngjarjet më të mëdha sportive, duke mbetur një nga tifozet më të komentuara në arenën ndërkombëtare.

Ndërkohë, Knoll ka ndërtuar edhe një karrierë si DJ, duke performuar në destinacione të njohura si Ibiza dhe në qytete të ndryshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Për Botërorin e këtij viti, ajo ka publikuar gjithashtu këngën “We Are The People”, dedikuar atmosferës së kampionatit. /Telegrafi/