LAJMI I FUNDIT:

Tifozi i Francës reagon pas goditjes që mori nga ‘raketa’ e Mbappes përpara gjysmëfinales së Kupës së Botës

Tifozi i Francës reagon pas goditjes që mori nga ‘raketa’ e Mbappes përpara gjysmëfinales së Kupës së Botës

Tifozi francez i goditur nga një gjuajtje e fortë e sulmuesit Kylian Mbappe, ka reaguar ndaj rrëzimit që e la pavetëdije nga një “predhë” e francezit.

Les Bleus po përgatiteshin për një ndeshje gjysmëfinale të Kupës së Botës “Katar 2022” me Marokun, kur superylli i Paris Saint-Germain goditi me top një tifoz në tribunë.


Megjithatë, goditja e tij ishte e fortë saqë rrëzoi tifozin dhe e la pa vetëdije atë për disa sekonda, ndërsa nuk arriti të përmendej për disa minuta.

Guillaume, tifozi në fjalë, ka folur tashme për mediat për përvojën e tij mjaft unike në Katar pasi iu dhurua topi që e goditi atë.

“Unë kam në duar raketën që më goditi në kokë. Unë jam këtu që nga fillimi i Kupës së Botës, i jam bashkuar grupit francez dhe i jam përkushtuar të jem bateristi i grupit të brohoritjes. Po i bija daulles kur ky objekt i bukur [i referohet topit] erdhi për të më goditur dhe më rrëzoi pa ndjenja”, ka thënë fillimisht Guillaume për RMC Sport.

“I rashë tifozëve përballë meje, u shtangova plotësisht. Dëgjova zhurmë dhe njerëz që bërtisnin për Kylian. Unë pothuajse nuk mbaj mend se çfarë po ndodhte”.

“Më pas pashë vetëm imazhet që tregonin Kylian duke ardhur drejt meje. Isha i shtangur. Me sa duket ai ka qëlluar nga jashtë zonës. Ishte Olivier Giroud ai që e informoi se diçka kishte ndodhur në tribuna”, përfundoi tifozi.

Mbappe e gjeti veten jashtë listës së shënuesve një përballjen e fundit me Marokun, por golat e Theo Hernandez dhe Randal Kolo Muani ishin të mjaftueshme për ta parë Francën në finalen e Kupës së Botës “Katar 2022”, ku do të takohen me Argjentinën. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Arsenali është gati të shesë yllin e skuadrës, zbulohet çmimi i tij

Arsenali është gati të shesë yllin e skuadrës, zbulohet çmimi i tij

Premier League
“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

La Liga
Sacchi dhe Capello e këshillojnë Milanin për trajnerin e ri, por me një kusht

Sacchi dhe Capello e këshillojnë Milanin për trajnerin e ri, por me një kusht

Serie A
Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

La Liga
Barcelona kontakton Bayern Munichun për yllin e skuadrës

Barcelona kontakton Bayern Munichun për yllin e skuadrës

La Liga
Kalo në kategori