LAJMI I FUNDIT:

Tifozët kosovarë arrijnë në Finlandë

Tifozët kosovarë arrijnë në Finlandë

Kosova ndeshjen e parë zyrtare ndërkombëtare do ta luajë si mysafir, megjithatë, tifozët kosovarë pritet që t’i japin mbështetje të madhe, duke e përkrahur maksimalisht.

Kosova do të takohet me Finlandën ditën e hënë me fillim në orën 20:45 në “Veritas Stadium” të qytetit të Turkus.


Për këtë, Finlanda është vënë në alarm, pasi stadiumi mund të ketë numër krejtësisht të paimagjinueshëm të tifozërisë së Kosovës. Bëhet fjalë që për këtë takim të ndryshojë edhe raporti mes tifozërisë vendëse dhe asaj mike.

Pala vendëse është duke parë të gjitha mënyrat e mundshme që së paku të mos ketë trazira dhe, së dyti, të minimizohet në maksimum, me sa është e mundur, ndalimi i tifozëve kosovarë për të qenë të pranishëm në stadium.

Deri tani nuk ka pasur asnjë reagim apo sinjal zyrtar për ndalimin e tyre, mirëpo pritet që kosovarët të jenë edhe shumicë, për të mos thënë që pritet të mbushin stadiumin.

Kujtojmë se përfaqësuesja jonë ndodhet në Grupin I së bashku me Turqinë, Kroacinë, Islandën, Ukrainën.

maic maixa 1