LAJMI I FUNDIT:

Tifozët e Chelseat planifikojnë të nderojnë karrierën e Hazard para ndeshjes me Arsenalin

Tifozët e Chelseat planifikojnë të nderojnë karrierën e Hazard para ndeshjes me Arsenalin

Tifozët e Chelseat po planifikojnë të nderojnë karrierën e Eden Hazard me një banderolë përpara ndeshjes kundër Arsenalit këtë fundjavë. 32-vjeçari mbeti pa klub këtë sezon pasi Real Madridi i ndërpreu kontratën një vit përpara se ajo të skadonte.

Pavarësisht se raportohet se ka marrë deri në gjashtë oferta nga klube të ndryshme që nga largimi nga “Santiago Bernabeu”, Hazard vendosi të varë këpucët në gozhdë dhe të shijojë frytet e punës së tij të palodhur ndër vite.


Për nder të legjendës së “Bluve të Londrës”, një banderolë do të shfaqet në tribunën e famshme “Matthew Harding Lower” përpara fillimit të ndeshjes kundër Arsenalit.

Thuhet se baneri do të vendoset pesë minuta më herët se zakonisht për të lënë kohë për një minutë heshtje në kujtim të viktimave të ngjarjeve të fundit në Izrael dhe Gaza.

Tifozëve në “Stamford Bridge” nuk iu dha kurrë shansi për t’i thënë vërtet lamtumirë Hazardit përpara se të largohej për në Real Madrid në vitin 2019, kështu që banderola do të jetë një shenjë respekti për një ikonë të klubit.

Madje disa tifozë kanë sugjeruar një duartrokitje në minutën e dhjetë për të treguar më tej vlerësimin e tyre për të.

Në deklaratën emocionuese në llogarinë e tij zyrtare në Instagram, e cila njoftoi tërheqjen e tij, Hazard nuk harroi as  trajnerët dhe shokët e skuadrës me të cilët ka punuar gjatë karrierës së tij.

Belgu punoi me trajnerë si Jose Mourinho dhe Antonio Conte gjatë periudhës së tij në Londër dhe luajti me emra si  John Terry dhe Cesc Fabregas./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Liga e Kampionëve
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori