LAJMI I FUNDIT:

Tifozët e Arsenalit e fishkëllyen gjatë gjithë ndeshjes, por shikoni si ua kthen Fabregas (Video)

Tifozët e Arsenalit e fishkëllyen gjatë gjithë ndeshjes, por shikoni si ua kthen Fabregas (Video)

Në kohën kur u largua nga Arsenali për të shkuar te Barcelona (në vitin 2011), Cesc Fabregas kishte thënë: “Njëherë topçi, gjithmonë topçi”.

Mirëpo, lidhja e tij me Topçinjtë mori fund kur mesfushori vendosi që të kalonte te rivali Chelsea (2014).

Këtë fundjavë, ai ishte në Emirates me Blutë, ku sa herë që e merrte topin është fishkëllyer nga tifozët.


Mirëpo, në fund spanjolli ka reaguar duke prekur fanellën e Chelseat përballë tifozëve kur po dilte nga stadiumi.

Për t’i ngacmuar akoma më shumë tifozët e Arsenalit, fotografia është postuar edhe në faqen e Bluve në Snapchat.

Ndryshe, Chelsea fitoi me rezultat 0-1 në Emirates, në ndeshjen që vendasit e zhvilluan me një lojtar më pak nga minuta e 18-të. /Telegrafi/