LAJMI I FUNDIT:

“Ti barabartë unë” – kauza që i bashkoi sivjet moderatorët e emisioneve me fëmijët me nevoja të veçanta

“Ti barabartë unë” – kauza që i bashkoi sivjet moderatorët e emisioneve me fëmijët me nevoja të veçanta

Projekti “Ti Barabartë Unë” lansoi klipin e realizuar për nder të 3 dhjetorit – atë që njihet si Dita Ndërkombëtare të Personave me Nevoja të Veçanta, përfshirë në konceptin e tij disa nga emisionet më të shikuara të Kosovës.

Personat me nevoja të veçanta ishin të shoqëruar me moderatorët e emisioneve duke përcjell mesazhe sensibilizuese për këtë ditë.


“1 Kafe me Labin”, “Ndrrimi i nates”, “Elite Show”, “Lajmet”, “Interaktiv”, “1 Kafe prej shpise”, “Prive” ishin emisionet e përzgjedhura për këtë edicion.

Projekti “Ti Barabartë Unë” nga viti në vit ka realizuar klipe të ndryshme me artistë të njohur të Kosovës, kështu duke ndryshuar çdo vjet konceptin e klipit dhe duke ndikuar ne sensibilizimin e shoqërisë.

Organizatori i kësaj iniciative, njëherësh balerini Shemsedin Sajhadi ka theksuar për Telegrafin që iniciativa e tij në vitin 2014 atëherë ka qenë vetëm të realizohej një koncert për t’i edukuar në fushën e vallëzimit pasi që vallëzimi ishte pjese e pandalshme e tij, në rutinën ditore dhe ka dashur që të kontribuojë me profesionalizmin e tij edhe në këtë kategori.

Edhe pse iniciativa e tij ishte që kjo të realizohej vetëm një herë dhe të përfundonte me atë koncert dhe të mos vazhdonte në vitet e ardhshme, personat me nevoja të veçanta ishin ata të cilët vazhdimisht kanë kërkuar që të realizohej ky projekt çdo vit.

Pa hezituar aspak, Sajhadi së bashku me një grup të rinjsh kanë vazhduar realizimin edhe edicioneve të tjera duke plotësuar kështu kërkesën e tyre.

“Isha vetëm një balerin i koncentruar në ushtrimet e mia dhe në edukimin e nxënësve në fushën e vallëzimit. Mirëpo papritmas rrugës njëherë prej së largu kam hasur në një person që nuk mund të fliste dhe tjetri që nuk shihte dhe thashë me vete: Sa do të kënaqeshin këta persona, po qe se do ta mësonin ndonjë hap të vallëzimit, dhe sikurse të dilnin në koncerte për të shfaqur ndonjë performancë ashtu qysh dilja unë dhe balerinët e tjerë”, ka thënë Sajhadi për Telegrafin.

Kjo ishte pikënisja e tij. Projekti “Ti Barabartë Unë” që nga atëherë është cilësuar vazhdimisht si projekti ndër më të suksesshmit për këtë kategori, nga institucionet vendore. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe

Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe

Magazina
Erjola

Erjola "shpërthen" në lot: Graciano e ka pasur shtëpinë ngjitur dhe më dëgjonte kur ish-partneri më dhunonte

Magazina
E shpallën të vdekur në TikTok, reagon Adriana Matoshi: Ka shumë njerëz që ma duan vdekjen, por Zoti po do që unë të jetoj fuqishëm

E shpallën të vdekur në TikTok, reagon Adriana Matoshi: Ka shumë njerëz që ma duan vdekjen, por Zoti po do që unë të jetoj fuqishëm

Magazina
Rita Ora fotografohet e lodhur në krahët e bashkëshortit, ndërsa kthehet nga pas-ndeja e 'Met Gala' në orët e hershme të mëngjesit

Rita Ora fotografohet e lodhur në krahët e bashkëshortit, ndërsa kthehet nga pas-ndeja e 'Met Gala' në orët e hershme të mëngjesit

Magazina
Camila Cabellos i shqyhet fustani në 'Met Gala' dhe i ekspozohen të brendshmet

Camila Cabellos i shqyhet fustani në 'Met Gala' dhe i ekspozohen të brendshmet

Magazina
Këngëtarja përfaqësuese e Sllovenisë në Eurovision e festoi kualifikimin në finale duke u puthur me një grua

Këngëtarja përfaqësuese e Sllovenisë në Eurovision e festoi kualifikimin në finale duke u puthur me një grua

Magazina
Kalo në kategori