LAJMI I FUNDIT:

Thunder dhe Pelicans marrin fitore të rëndësishme, afër të sigurojnë ‘Play-Off’-in

Thunder dhe Pelicans marrin fitore të rëndësishme, afër të sigurojnë ‘Play-Off’-in

Ndeshjeve të rregullta në NBA po i vije fundi për edicionin 2017-2018.

Kësisoj tanimë shumica e skuadrave janë bërë të ditura që do të marrin pjesë në ‘Play – Off’.

Oklahoma City Thunder ka bërë një hap të madh për ta siguruar një vend në mesin e 16 skuadrave më të mira pasi ka triumfuar në udhëtim tek Houston Rockets.

Pas 48 minutave të zhvilluara, rezultati ishte 108-102 në të mirë të Thunder.

E më meritorët për këtë fitore të Thunder ishin dyshja Russell Westbrook dhe Paul George.

Që të dy lojtarët shënuan nga 24 pikë, ndërsa me 22 të tjera kontribuoi edhe Carmelo Anthony.

Tek Houston më efikasi në këtë sfidë ishte James Harden me 26 pikë e nëntë asistime.

Pas kësaj fitore, OKC ndodhet në pozitën e shtatë në Konferencën e Perëndimit ndërsa në dy ndeshjet e fundit do të luaj ndaj Miami Heat dhe Memphiz Grizzlies për të siguruar përfundimisht Play Off-in.

Fitore tejet të rëndësishme ka shënuar edhe New Orleans Pelicans që ka mposhtu në udhëtim kampionin në fuqi Golden State Warriors me rezultat 126-120.

Anthony Davis ishte fantastik në këtë sfidë duke shënuar 34 pikë dhe duke shtuar 12 kërcime.

Ndihmë të madhe Davis pati edhe nga Nicola Mirotic që shtoi 28 pikë dhe Jrue Holiday me 25 të tjera.

Tek vendasit e GSW nuk mjaftuan 41 pikët e Kevin Durantit për të marrë fitore. /Telegrafi/

Rezultatet:

Los Angeles Clippers – Denver Nuggets 115 – 134

New York Knicks – Milwauke Bucks 102 – 115

Chicago Bulls – Brooklyn Nets 96 – 124

Golden State Warriors – New Orleans Pelicans 120 – 126

Houston Rockets – Oklahoma City Thunder 102 – 108

San Antonio Spurs – Portland Trail Blazers 116 – 105

Në trend Sport

Më shumë
Tonali akuzohet për shkelje të dytë të basteve, Federata Angleze sjell 50 akuza të reja për fillim sezonin me Newcastle

Tonali akuzohet për shkelje të dytë të basteve, Federata Angleze sjell 50 akuza të reja për fillim sezonin me Newcastle

Premier League
Rritje prej 10 cm dhe shtim peshe 7 kg - Barcelona me plan për shmangien e lëndimeve të Lamine Yamal

Rritje prej 10 cm dhe shtim peshe 7 kg - Barcelona me plan për shmangien e lëndimeve të Lamine Yamal

La Liga
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

Përfaqësuesja e Kosovës
Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Ndërkombëtare
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansa e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansa e tij

Ligue 1
Kalo në kategori