LAJMI I FUNDIT:

Thohir: Të shpenzosh shumë para, nuk të garanton titullin

Thohir: Të shpenzosh shumë para, nuk të garanton titullin

Erick Thohir është i ndërgjegjshëm se të investosh shuma të mëdha në tregun e transferimeve nuk të sjellin detyrimisht tituj.

Në vitet e kaluara, Interi i tij ishte zakonisht skuadra që mbante gjallë tregun e verës, por rezultatet kanë munguar. Ndaj duke folur për situatën aktuale financiare, ai u ka dhënë një këshillë “kushërinjve” të Milanit të cilët praktikisht kanë blerë një skuadër të re nga e para.


“Ne nuk është se nuk i besuam skuadrës ekzistuese asokohe. Kur erdha unë, shumë nga lojtarët tanë ishin në moshë, si Javier Zanetti, Esteban Cambiasso, Walter Samuel apo Cristian Chivu. Për këtë arsye blemë futbollistë si Danilo D’Ambrosio, Gary Medel, Ivan Perisic dhe Geoffrey Kondogbia për t’i zëvendësuar”.

“Interi tani ka të paktën 105 milionë fansa në Kinë dhe të gjithë e shohin atë vend si tregun e madh. Për këtë arsye vendosa që të kishim partnerë kinezë në drejtim. Tani të ardhurat janë më të larta falë tregut në Kinë dhe ndihmës së Suning, meqë ata janë një nga kompanitë më të mëdha në Kinë”.

“Këto janë gjërat që sjellin më shumë të ardhura për Interin, pasi Suning ka trefishuar buxhetin tonë, ndaj kanë ardhur Joao Mario, Antonio Candreva, Gabigol e Roberto Galiarfini. Në tregun e transferimeve duhet të tregohemi inteligjentë. Të shpenzosh shumë para, nuk të garanton titullin”, tha Thohir. /PanoramaSport/

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona dhe Bayern Munich po konsiderojnë shkëmbimin e çmendur, marrëveshja do t'i bënte të dy klubet jashtëzakonisht të lumtur

Barcelona dhe Bayern Munich po konsiderojnë shkëmbimin e çmendur, marrëveshja do t'i bënte të dy klubet jashtëzakonisht të lumtur

Ndërkombëtare
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
Thiago Silva arrin marrëveshje me klubin e ri

Thiago Silva arrin marrëveshje me klubin e ri

Ndërkombëtare
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

La Liga
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Premier League
Inteligjenca artificiale zgjedh sulmuesin më të mirë në Turqi, Rey Manaj lë pas emra të njohur

Inteligjenca artificiale zgjedh sulmuesin më të mirë në Turqi, Rey Manaj lë pas emra të njohur

Ligat tjera
Kalo në kategori