LAJMI I FUNDIT:

Thirrja e Martinellit nga Brazili për Kupën e Botës u cilësua si një ‘shaka’ dhe ‘mungesë respekti për futbollin’

Thirrja e Martinellit nga Brazili për Kupën e Botës u cilësua si një ‘shaka’ dhe ‘mungesë respekti për futbollin’

Thirrja e yllit të Arsenalit, Gabriel Martinelli nga Brazili për Kupën e Botës “Katar 2022”, është cilësuar si një ‘shaka’ dhe ‘mungesë respekti për futbollin’.

21-vjeçari u përfshi në skuadrën prej 26 lojtarësh të Tites, pasi tregoi formë të mirë për Arsenalin këtë sezon. Në 13 ndeshje të Ligës Premier deri më tani këtë sezon, sulmuesi anësor ka shënuar pesë gola dhe dy asistime.


Megjithatë, ish-mesfushori brazilian, Neto e ka cilësuar si një ‘fatkeqësi’ vendimin për përfshirjen e Martinellit kundrejt Gabigolit të Flamengos.

“Ky është një turp, një shaka! Ndihem i turpëruar! Jo për shkak të historisë së Dani Alves. Cila është historia e Martinellit? 33 gola në karrierë”, ka thënë fillimisht Neto duke folur për Os Donos da Bola.

“Ky është një turp, mungesë respekti për futbollin. Të bësh këtë me futbollin tregon se nuk e meriton pozicionin tënd.”

“Thirrja e Martinellit dhe mos thirrja e Gabigolit është mungesë respekti. Turpi më i madh nga të gjitha thirrjet”.

Neto më pas pretendoi se askush nuk e di se kush është Martinelli në Brazil.

“Thirrja e Martinellit tregon se Tite, nuk duhet të mbaj pozicionin që mban, sepse nuk është i drejtë me Gabigol”.

“Martinelli që shënon pesë gola në sezon, që shëtit nëpër qendrën tregtare këtu, askush nuk e di se kush është… Dhe nuk merr Gabigol, djalin që shënoi golin e titullit të Libertadores, i cili shënoi 29 gola në sezon”.

“Çfarë ka bërë Martinelli në futbollin evropian? Arsenali nuk është as në Ligën e Kampionëve. Kjo është një fatkeqësi!”.

Neto më pas sulmoi bashkëlojtarin e Martinellit te Arsenali, Gabriel Jesus.

“Sa gola ka shënuar Gabriel Jesus në këto ndeshjet e fundit? Oh, asnjë.

“Në Kupën e Botës? Zero. Në kualifikuese? Zero. Ai nuk ka shënuar në tetë ndeshje”, përfundoi ish-lojtari i Brazilit.

Një lëshim i papritur në skuadrën e Brazilit erdhi mungesa e sulmuesit në formë të Liverpoolit, Roberto Firmino, i cili ka më shumë kontribute në gol në Ligën Premier sesa Martinelli, Jesus, Richarlison dhe Antony, të cilët janë përzgjedhur përpara lojtarit të Reds.

Brazili është aktualisht njëri nga favoritët për të ngritur trofeun në Katar. Ata janë në Grupin G së bashku me Serbinë, Zvicrën dhe Kamerunin. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

La Liga
Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Ndërkombëtare
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Nacho do të largohet nga Real Madridi – pesë kandidatët për kapitenin e ardhshëm te Los Blancos

Nacho do të largohet nga Real Madridi – pesë kandidatët për kapitenin e ardhshëm te Los Blancos

La Liga
Jo vetëm mes Gundogan dhe Araujos – zënkat e mëdha mes shokëve të skuadrës në futboll

Jo vetëm mes Gundogan dhe Araujos – zënkat e mëdha mes shokëve të skuadrës në futboll

Ndërkombëtare
Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Përfaqësueset
Kalo në kategori