LAJMI I FUNDIT:

Theret me thikë një person në Gjilan

Theret me thikë një person në Gjilan
Foto: Ilustrim

Një person është arrestuar pasi ka therur me thikë një person tjetër.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës thuhet se rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 12:00 në fshatin Llashticë, Gjilan.


Tutje në raport, bëhet e ditur se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti ka therur me thikë viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/