LAJMI I FUNDIT:

Theret me thikë një 15-vjeçar nga Tetova

Theret me thikë një 15-vjeçar nga Tetova

Pesëmbëdhjetëvjeçari nga Tetova është therur me thikë prej një 16-vjeçar nga Reçica e Vogël mbrëmë pas një diskutimi dhe përplasjes fizike.

Nga MPB theksojnë se dje rreth orës 19:05 është paraqitur se në Tetovë në rrugën “Ilindenska” në klubin e bilardos 16-vjeçari nga fshati Reçicë e Vogël, pas pas përplasje verbale dhe fizike me thikë ka therur 15-vjeçarin nga Tetova.


I lënduari i mitur është dërguar në Spitalin Klinikë të Tetovë për dhënien e ndihmës mjekësore.

I dyshuari 16-vjeçar është arrestuar nga policia dhe është dërguar në stacionin policorë. Janë marrë masat për zbardhjen e rastit./Telegrafi/