Thaçi uron Majlindën për medaljen e artë

Pak çaste më parë, Majlinda edhe njëherë ia zbardhi fytyrën Kosovës, duke u shpallur fituese e Kampionatit Botëror të xhudos në kategorinë -52kg që po mbahet në Rusi.
“Sot është një ditë kampionësh. Majlinda konfirmoi edhe në mes të Rusisë se është më e forta në botë dhe ylli ynë më i ndritshëm kosovar në sport. Urime Majlindës, trajnerit dhe gjithë ekipit kosovar. HTH”, ka shkruar kryeministri në Facebook. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
26/08/2014
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate


















































