Thaçi uron hendbollistët për pranimin në EHF

Thaçi, përmes një shkrimi në Facebook, i ka uruar hendbollistët dhe krerët e Federatës së Hendbollit.
Ai ka shkruar edhe për mbështetjen që qeveria e udhëhequr nga ai, në mandatin e kaluar, ka dhënë për Hendbollin dhe sportin në përgjithësi.
Sipas tij, suksesi i arritur është një tregues se sporti jonë ka hyrë në një etapë të re dhe Qeveria e Republikës së Kosovës do të jetë përherë mbështetëse për sportistet.
“Personalisht do te angazhohem qe sporti jonë shumë shpejtë dhe me suksese të njëpasnjëshme të then izolimin e padrejtë. Muajt në vazhdim do të jenë të rëndësishëm për lajme të mira sportive”, ka shkruar Thaçi në Facebook. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
20/09/2014
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate


















































